3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shmangiuni tri vendeve ku mund të mallkoheni nga njerëzit

Më të lexuarat

Shmangiuni tri vendeve ku mund të mallkoheni nga njerëzit

Muadh bin Xhebel (Alahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Shmangiuni kryerjes së nevojës në tri vende që mund t’ju mallkojnë njerëzit: Burimeve të ujit (puse, kroje etj), mesit të rrugës dhe hijeve të pemëve. [Ebu Daudi me nr 26. E saktësoi shejh Albani].

Ndërsa Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tranmeton se Porfeti (alejhi selam) ka thënë: Frikësojuni dënimit të dy të mallkuarve: Sahabët pyetën: Kush janë ata o i dërguari i Allahut? Ai tha: Ai i cili kryen nevojën në rrugën ku kalojnë njerëzit dhe në hijet ku ulen dhe qëndrojnë (për të pushuar, për të biseduar). [Muslimi me nr 269].

Vallë pse mallkimi?

Hatabi thotë: “Njerëzit nëse shohin ndytësira nëpër këto vende, zakonisht shajnë dhe mallkojnë. Nga hadithi i dytë kuptohet që këta njerëz janë të mallkuar, prandaj ju o Muslimanë shmangiuni këtyre veprimeve që të mos keni fat mallkimin.”

Shkakku i ndalimi të kryerjes së nevojës në këto vende është i qartë: Mosdëmtimi i njerëzve.

Njeriu kur shikon ndyrësirë i vjen ndot prej saj dhe siç dihet dëmtimi i tjetrit është i ndaluar nga Allahu i Lartësuar që thotë: “E ata që dëmtojnë besimtarët dhe besimtaret për atë që ata nuk janë fajtorë, e kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.” [ Ahzabë 58].

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin ka thënë: Në hadith gjithashtu ndalohet kryejra e nevojës në hijen e pemës në të cilën mblidhen njerëzit. I ngjashëm me këtë është vendi me diell në të cilin mblidhen njerëzit në dimër. Si rezultat ndalohet kryerja e nevojës në këtë vend, sepse shkaku i ndalimit është i njëjtë. Në rast se ky gjendet dhe në vende të tjera, ndalohet kryerja e nevojës edhe aty.

Në pamje të parë nga hadithi nënkuptohet ndalimi i kryerjes së nevojës së trashë dhe jo urinës. I këtij mendimi është edhe Neveviu, porse ky mendim nuk është i skatë, edhe pse nga ana gjuhësore (arabe) hadithi përshtatet me fjalën e Neveviut. Të dyja jashqitjet konsiderohen të ndyra.

Normat e sjelljes në Islam

Autor Fuad bin Abdul Aziz

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit