14.7 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Shkupi vijon të tërbojë Athinën me “Maqedoni” pa “Veri”

Më të lexuarat

“Ky është interpretimi ynë i Marrëveshjes së Prespës,” tha kryediplomati maqedonas

Disa orë pasi Maqedonia e Veriut dhe Christian Mickoski shkelën Marrëveshjen e Prespës në samitin e NATO-s, shkruajnë mediat greke, ministri i Jashtëm i vendit fqinj është rikthyer në këtë çështje, me argumentin se lejohet përdorimi i termit “Maqedoni”.

Përdorimi i termit “Maqedoni” nga lidershipi i ri i vendit nuk është shkelje e Marrëveshjes së Prespës, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski. Ai gjithashtu deklaroi se përdorimi i këtij termi nuk është një përpjekje për të futur një “emër të dyfishtë” brenda vendit.

 “Nuk është një formulë e dyfishtë. Si palë e kemi shprehur qëndrimin tonë për Marrëveshjen e Prespës. Nga pikëpamja politike, duke folur në emër të partisë VMRO-DPMNE, kemi deklaruar se ky është një akt i turpshëm dhe jo dinjitoz.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, jemi të vetëdijshëm për realitetin kushtetues, ligjor dhe politik që shoqëron këtë marrëveshje, si dhe për detyrimet e marra nga shteti në aspektin e së drejtës ndërkombëtare publike. Ne nuk mund t’i injorojmë këto detyrime. Prandaj ne kemi deklaruar se po, kjo është një marrëveshje jo dinjitoze, por është një marrëveshje që ne kemi detyrim ta respektojmë. Prandaj, marrim të gjitha masat e nevojshme për ta respektuar atë.

Fakti që kryeministri deklaron se do të përdor termin Maqedoni në fjalimet publike brenda vendit, nuk përbën shkelje të marrëveshjes. Ky është interpretimi ynë i marrëveshjes. Në nenin 7 thuhet qartë se të dyja palët mund të përdorin edhe termin Maqedoni edhe termin maqedonas, duke shpjeguar se këto terma kanë kuptime të ndryshme për secilën palë.

Në këtë drejtim, ne e pranojmë se kemi detyrime, të cilat synojmë t’i respektojmë dhe të demonstrojmë në praktikë se i respektojmë ato, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ky është përdorimi erga omnes për të cilin po flasim”, argumentoi Mucunski, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit