9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shkupi kryeqyteti i xhamive – Islam Gjakova.net

Më të lexuarat

Sipas vizatimit të një piktori holandez Shkupi ne shekullin XVI-të ka pasur 120 xhami, por Bllagica Terpkova e vë në dyshim ekzistimin e një numri kaq të madh të xhamive.

Në Muzeun e Qytetit të Shkupit ndodhet një vizatim që daton qysh nga shekulli i XVI, i bërë nga një piktor holandez. Në vizatim shumë qartë shihet pamja e Shkupit dhe minaret e shumta që kane ekzistuar që nga shekulli i XV.

Bllagica Terpkovska, e cila më parë ka punuar edhe si udhëheqëse dhe rrëfyese e objekteve që ndodhen në Muzeun e Qytetit, thotë se ky vizatim është punuar duke u bazuar në rrëfime dhe me siguri piktori holandez e ka vizatuar kur ka qenë në ndonjë vend tjetër.

“Xhami pa dyshim se ka pasur në Shkup, mirëpo pyetja është se a ka pasur kaq shumë xhami”- pyetet Terpkovska.

Xhamitë ose më mirë mesxhidet, kane qenë objektet e para dhe njëherit në numër më të madh të arkitekturës islame. Zakonisht themeluesit e xhamive kanë qenë qytetarë më të pasur, myslimanë të mëdhenj dhe qeverisës që i kanë ndërtuar si përshpirtje.

Shkupi, gjatë kohës se sundimit turk, është përballur me shumë katastrofa që në njërën apo tjetrën mënyrë kanë ndaluar ose ngadalësuar procesin e zhvillimit të tij. Tërmeti i rendë ne vitin 1555, luftërat dhe djegjet e vitit 1689 gjatë tërheqjes së ushtrisë së Austrisë në krye me Pikolominin, zjarri ne Çarshi ne vitin 1908, vërshimet e mëdha të lumit Vardar kah fundi i shekullit XVIII dhe XIX si dhe tërmeti katastrofal i vitit 1963 kane ndikuar zhdukjen e objekteve të shumta monumentale.

Sipas rrëfimeve të Evlija Çelebit në Shkup ka pasur mbi 120 xhami të mëdha dhe të vogla, mirëpo lutja e përbashkët e së premtes është falur në vetëm 45 xhami. Nga ky numër i madh i xhamive, që gjatë shekujve janë ndërtuar në Shkup, deri më tani janë ruajtur vetëm 21 xhami.

“Sa i përket asaj se a ka pasur apo jo shumë xhami në Shkup flasin dokumentet, flet vakëfnami dhe nuk duhet të bazohemi vetëm në thëniet dhe udhëpërshkrimet e Evlija Çelebiut, kemi njohuri se vetëm para Luftës së Dytë Botërore ka pasur 80 xhami “ -thotë Behixhudin Shehabi, historian i artit.

Numri i madh i xhamive, monumentaliteti i tyre si dhe pasuria e zgjidhjeve arkitektonike, pa dyshim, flasin për zhvillimin e qytetit dhe domethënien që e ka pasur Shkupi, si njëra prej qendrave rumelike gjatë kohës së sundimit Osman. Të kota janë mohimet kur luajmë me fakte dhe letra te hapura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit