1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shkupi i thotë “Po” propozimit francez, buzëqeshje në Tiranë

Më të lexuarat

Edhe pse u shqye nga opozita, zgjidhja nga Parisi morri shumicën e votave

Mes një klime të acaruar politico-nacionaliste, parlamenti maqedonas i tha “Po” propozimit francez që sheshon mosmarrëveshjet e Shkupit me Sofjen, duke bërë që kështu të gëzohet dhe qeverisja e Tiranës, pasi kështu bie dhe pengesa e fundit e negociatave.

Edhe pse u shqye nga opozita gjatë çdo fjalëmbajtje, propozimi francez mori 68 votat e maxhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Këta të fundit kanë paralajmëruar një protestë kundër këtij propozimi.

Propozimi francez përcakton se kërkesat e Bullgarisë për të futur në kushtetutën maqedonase minoritetin e saj të kryhet pas mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe hapja faktike e negociatave të ndodhë pasi këto ndryshime të kryhen.

Pak ditë më parë, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me presidenten e KE-së, Von del Leyen, përsëriti qëndrimin se propozimi është i dëmshëm pasi në një protokoll që pritet të nënshkruhet me Sofjen, do të negociohet edhe për aspektet historike dhe gjuhën.

Por, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen në fjalën e saj në parlamentin e Maqedonisë së Veriut deklaroi se “nuk ka dyshim, gjuha maqedonase është e juaja dhe ne e respektojmë”.

Ajo shtoi se propozimi francez për zgjidhjen e situatës me Bullgarinë, respekton identitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Tashmë, sipas deklaratave të ardhura nga politika shqiptare, por dhe ajo europiane, pritet që të hënën ose të martën të organizohet dhe tryeza e parë ndërqeveritare, me fjalë të tjera, hapja e negociatave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit