-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shkup, zëvendëskryetari i Dijanetit turk viziton xhaminë në Fushë Tophanë

Më të lexuarat

Zëvendëskryeatri i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Burhan İşliyen, vizitoi Xhaminë Qendrore në lagjen e Tophanës në Shkup, e cila është duke u ndërtuar nga Fondacioni i Çështjeve Fetare

Zëvendëskryeatri i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Burhan İşliyen, ka vizituar Xhaminë Qendrore në lagjen e Tophanës në Shkup, e cila është duke u ndërtuar nga Fondacioni i Çështjeve Fetare (TDV), raporton Anadolu Agency (AA)

İşliyen, i shoqëruar nga një delegacion dhe këshilltari i Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, vëzhgoi punimet e xhamisë e cila po ndërtohet nga TDV, Dijaneti i Turqisë dhe Komaş A.Ş., që është kompani fondacionit.

İşleyen u informua në lidhje me punët dhe zhvilloi bisedë me punonjësit, ndërsa tha para përfaqësuesve të mediave se vizita e tij në Maqedoni, krahas vizitës në xhami, synon edhe përforcimin e marrëdhënieve të DIjanetit dhe popullit turk me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë.

İşleyen tha se xhamia që po ndërtohet në Shkup është e ngjashme me Xhaminë Mihrimah Sulltan në Stamboll.

“Dijaneti, shteti i Turqisë, veçanërisht me inkurajimin dhe udhëzimet e presidentit tonë, vlerëson dhe i jep rëndësi ndërtimit të xhamisë që mund të jetë simbol në vendet e Ballkanit”, tha İşleyen.

Ai theksoi se xhamia ka kapacitet për 3.500 persona dhe se krahas që është një vend për kryerjen e riteve, ajo synon të kontribuojë edhe si një vend për takimin e fëmijëve, lexim, mësim, zhvillim dhe socializimin e tyre.

Ndërkaq, këshilltari i Çështjeve Fetare Murat Alkan tha se kompleksi i xhamisë përfshin një parking të mbyllur, vend për larjen e kufomave dhe morg.

“Po ashtu, ka edhe klasa për kurse të Kuranit, salla për seminare, një sallë për konferenca dhe një vend për pritje. Po ashtu, do të ketë edhe vend për avdes për gratë dhe salla të veçanta leximi. Një kat më sipër do të ketë dyqane me të cilat do të plotësohen nevojat e xhamisë, të cilat janë shtuar në projekt me shpresën që xhamia t’i mbulojë vetë shpenzimet siç janë ato për rrymën elektrikë dhe ngrohjen”, tha Alkan.

Ndërtimi i xhamisë filloi në gusht të vitit 2017, rikujtoi Alkan, duke njoftuar se aktualisht kanë përfunduar 50-60 për qind e punimeve.

Xhamia pritet të hapet në muajin ramazan të vitit 2020.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit