Iniciativa Vepro, sot në Shkup ka organizuar turne në streetball. Ky aktivitet rinor, i cili morri jehonë vitin e kaluar edhe sivjet u prit mirë nga të pranishmit.
Në këtë turne morrën pjesë 12 ekipe, ku secila ekipë kishte nga katër lojëtar. Lojët u zhvilluan në sistemin e eliminimit. Në finale u ndeshën ekipa “MVP” dhe “Liria 77” ku fituese doli ekipa “MVP”-së.
Sedat Rushidi, nga Iniciativa Vepro u shpreh se gjithëçka ishte në rregull dhe pjesëmarrësit ishin në numër të konsiderueshëm, shpresojmë që ky organizim të bëhet tradicional pasi aktivitet rinore mungojnë në Shkup.
Në fund të gjithëve garuesve u shpërndanë libra ndërsa fituesve iu shpërnda shpërblimi prej 100 eurove./KohaIslame