1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shkup, protestë në mbështetje të Palestinës dhe Kudsit

Më të lexuarat

SHKUP (AA) – Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua protestë mbështetëse për Palestinën dhe Kudsin me sloganin “Kudsi është i Palestinës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët të cilët u mblodhën pranë Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me pankartat “Kudsi është i Palestinës”, shprehën mbështetjet e tyre për popullin palestinez dhe për Kudsin.

Protesta e cila u organizua nga studentët turq, shqiptarë dhe boshnjakë që studiojnë në Shkup, filloi me leximin e Kuranit.

Pas saj studentët lexuan deklaratën në gjuhën turke, shqipe dhe boshnjake ku dënuan fuqishëm zhvendosjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Tel Avivi në Kuds, e cila ndodhi duke e kundërshtuar të drejtën ndërkombëtare dhe të gjitha vendimet përkatëse të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ata theksuan se ky hap që injoron të drejtat legjitime të popullit palestinez nuk do t’i shërbejë paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal. “Me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Kudsin, të mbështetur nga një shumicë e madhe e shteteve anëtare është dënuar ky vendim i Amerikës. Përveç kësaj, protestat dhe demonstratat e organizuara në mbarë botën kanë treguar se ky hap jolegjitim i SHBA-ve është refuzuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian lidhur me këtë vendim është i qartë dhe tregon se ky vendim është dënuar nga tërë opinioni publik”, theksuan studentët.

Duke rikujtuar se Izraeli duke marrë guxim nga ky hap me sulmet joproporcionale ndaj protestuesve civilë ka shkaktuar martirizimin e 62 personave ku njëri prej tyre ka qenë foshnjë dhe ka plagosur mijëra të tjerë, theksuan se kjo që ka bërë Izraeli ka treguar qartë se dhuna dhe terrori është bërë pjesë e politikës së tij.

“Gjersa populli palestinez po organizon protesta në mënyrë legjitime, ndërhyrja e forcave izraelite është një masakër”, thanë studentët duke theksuar se “Populli palestinez nuk po hedhë raketa, nuk po hedhë bomba. Këtu ekziston një terror shtetëror, ajo që po ndodhë nuk është intervenim, por masakër. Ajo që ndodh në Kuds, nuk është më problem rajonal, është shumë më tepër, është një problem i njerëzimit, një masakër”.

Pas deklaratës së lexuar u fal namazi i xhenazes në mungesë të dëshmorëve palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit