-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shkup-Prishtinë, ratifikimi i një marrëveshjeje turizmi

Më të lexuarat

Ky dokument do të krijojë kushte të favorshme për investime në turizëm, si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave në trajnimin profesional të stafit të industrisë së turizmit nga vende të tjera.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi marrëveshjen me Kosovën për Bashkëpunim në Turizëm, të nënshkruar në Shkup në shtator të vitit 2021.

Këtë e ka bërë të ditur ministri maqedonas i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke thënë se marrëveshja do të jetë e vlefshme për pesë vitet e ardhshme dhe se do të “kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit mes dy vendeve”.

“Dy vendet tona do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për përmirësimin dhe mbështetjen e zhvillimit të marrëdhënieve turistike, përmirësimin e trafikut turistik duke mbështetur agjencitë turistike dhe strukturat dhe organizatat tjera që punojnë në fushën e turizmit”, ka shkruar ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

 Shkëmbimi i përvojave

Sipas tij, “dokumenti do të krijojë kushte të favorshme për investime në turizëm, si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave në trajnimin profesional të stafit të industrisë së turizmit nga vendet e tjera.

Ratifikimi i Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm do të nxisë realizimin e synimeve të dy vendeve dhe në të njëjtën kohë do të mbështesë integrimin rajonal të turizmit”, theksoi Bekteshi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit