-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkup: Përkrahje e madhe do të vijë edhe nga mërgimtarët në protestat e 9 Majit

Më të lexuarat

Nuk janë vetëm shqiptarët e Maqedonisë ata të cilët po shprehin pakënaqësitë ndaj pushtetit VMRO-BDI. Kundër këtij regjimi dhe në përkrahje të popullit shqiptar në Maqedoni, gjegjësisht të Lëvizjes Besa, gjatë ditës së sotme janë paraqitur edhe aktivistë të kësaj partie nga Berlini i Gjermanisë.

“Ata në formë të organizuar kanë organizuar protestë para ambasadës së Maqedonisë në Berlin, me ç’rast kanë shpalosur edhe pankarta si VMRO + BDI = Ju të gjithë jeni një! VMRO + BDI = RUSI!, etj. #‎ProtestojShqip”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Ndërkohë, siç ka mësuar portali tesheshi.com nga burime të afërta me Këshillin Opozitar, pritet përkrahje e madhe nga mërgimtarët shqiptarë edhe për protestën e 9 majit.

Kjo protestë sipas tyre do të shënohet me rastin e ditës së Europës dhe përvjetorin e ngjarjes së Kumanovës në Lagjen e Trimave, edhe atë nën moton “Dita-D”(Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci)./Tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit