SHKUP (AA) – Sot në Shkup u mbajt funerali për aktorin dhe doajenin e Teatrit Turk në Maqedoni, Salaetin Bilali, i cili pas një sëmundjeje të gjatë ndërroi jetë dje në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktori i Teatrit Turk në Maqedoni, Bilal, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, u varros në varrezat e Butelit në Shkup sot pas namazit të xhumasë.
Në funeral morën pjesë miq të tij të ngushtë, shumë njerëz nga skena e artit nga vendi dhe rajoni si dhe shumë qytetarë nga Shkupi dhe vende të tjera.
Kujtojmë se Bilal ndërroi jetë në moshën 76 vjeç pas një sëmundjeje të gjatë.
Ai punoi shumë vite në Teatrin Turk, ku luajti një numër të madh rolesh deri në pensionimin e tij në vitin 2007, por u angazhua në këtë teatër edhe pas daljes në pension.
Ai ka luajtur në disa shfaqje, ndërsa karrierën e tij e kanë shënuar edhe një numër i madh rolesh televizive, përfshirë serinë e famshme turke “Lamtumirë Rumeli”.