3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Shkup, hiqen tabelat e gazetës “Zaman”

Më të lexuarat

– Tabelat e gazetës “Zaman”, me zyrë në një ndërtesë në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, janë hequr me iniciativë të Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë (UID)

 

SHKUP (AA) – Janë hequr dy tabela të gazetës “Zaman”, të lidhur me organizatën terroriste FETO, në një ndërtesë në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Tabelat e gazetës “Zaman”, me zyrë në një ndërtesë në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, janë hequr me iniciativë të Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë (UID).

Salih Utaş, kryetar rajonal i UID-së për Maqedoni, tha për AA se gazeta në fjalë prej vitesh ka një zyrë që përdor në Shkup, gjë e cila i ka shqetësuar ata.

Utaş theksoi se UID kishte vendosur ta marrë me qira këtë zyrë.

“Pas iniciativave që zgjatën tre muaj, ne morëm këtë zyrë. Ne zbrazëm zyrën e madhe të kësaj organizate terroriste këtu. Hoqëm tabelat e saj në dy anët e ndërtesës. Së shpejti shpresojmë t’i vendosëm tabelat tona të UID-së, duke i varur ato në mënyrë që të shihen nga çdo anë e Shkupit”, u shpreh Utaş.

Utaş paralajmëroi se së shpejti do të heqin edhe tabelën e ngelur në anën tjetër.

“Deri në fundjavë do të heqim edhe atë në anën e tretë. Ka një zyrë 50-60 metra katrorë. Në të ardhmen e afërt, do të veprojmë për ta larguar këtë organizatë tërësisht nga kati”, shtoi ai.

Utaş po ashtu tha se zyrën që deri më tani është përdorur për vepra me synime të këqija, tani do ta përdorin për vepra të mira.

Ndryshe, me iniciativë të Halkbank në Shkup, në muajin janar në sheshin Maqedonia ishte hequr edhe tabela e Kolegjit Yahya Kemal të lidhur me FETO-n. Aktualisht, në vendin ku më parë qëndronte tabela e kolegjit, tani ndodhen tabelat e Fondacionit Maarif të Turqisë dhe Halkbank.

Shkollat e FETO-s, që janë përballur me probleme financiare në Maqedoni, thuhej se kanë zhvendosur në ndërtesa të tjera edhe drejtorinë e përgjithshme. Për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve, Kolegji Yayha Kemal i lidhur me FETO-n kishte zbrazur ndërtesën në lagjen Butel, ndërsa thuhet se së shpejti ky vend do të nxiret në shitje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit