3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkup, akademi kushtuar jetës dhe veprës së Hoxhë Ataullah Kurtishit

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në fjalimin e tij në akademi tha se t’ia nderosh veprën dhe rolin një njeriut siç ishte Hoxhë Ataullah Kurtishi është një gjë më se e veçantë

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, është organizuar akademi kushtuar jetës dhe veprës së Hoxhë Ataullah Kurtishit, një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së ish-Jugosllavisë, raporton Anadolu.

Para akademisë së organizuar nga Komuna e Çairit në Teatrin Shqiptar në Shkup, gjithashtu u bë promovimi i rrugës “Vojdan Çernodrinski” në afërsi, me emrin e ri të saj, Rruga “Hoxhë Ataullah Kurtishi”.

Në akademinë kushtuar jetës dhe veprës së Hoxhë Ataullah Kurtishit morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, deputeti Izet Mexhiti, familjarë të hoxhës së ndjerë dhe qytetarë të shumtë.

Ganiu, në fjalimin e tij në akademi tha se t’ia nderosh veprën dhe rolin një njeriut siç ishte Hoxhë Ataullah Kurtishi është një gjë më se e veçantë.

Gjurmët e hoxhës Kurtishi, sipas Ganiut, meritojnë të mbesin të pashlyera dhe të trashëguara gjeneratë pas gjenerate. “Ngaqë, ky njeri kontribuoi në masë të madhe për gjithsecilin prej nesh. Kontribuoi për kauzën tonë kombëtare, duke i penguar shqiptarët e këtyre trojeve të braktisin vatrat e të shkojnë jashtë. Duke shpërndarë dijen e duke shpërndarë fjalën e atdhedashurisë”, u shpreh ai.

Stërnipi i Hoxhë Ataullah Kurtishit, interpretuesi i njohur i ilahive, Mesut Kurtish, në fjalën e tij në emër të familjes falënderoi përgjegjësit komunal për emërimin e një rruge të Shkupit me emrin e të ndjerit si dhe organizimin e akademisë përkujtimore.

Duke theksuar se hoxha është vlerë i gjithë Ballkanit, ai theksoi se “Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare. Kjo frymë e udhëhequr nga ky personalitet ka qenë dhe mbetet të jetë model për gjeneratat të tëra se si duhet të mbrohet vatani, si duhet ballafaquar sfidat dhe se si duhet investuar në arsim”.

Në akademi gjithashtu morën fjalë përfaqësuesi nga vendlindja e hoxhës, Mesud Jakupi, familjarë të hoxhës nipi Ridvan efendi Kurtishi dhe stërnipi Prof. Dr. Muhammed Ali, historiani Qerim Lita lidhur me jetën dhe veprën e Hoxhë Ataullah Kurtishit.

Hoxhë Ataullah Kurtishi, i cili jetoi në 1872-1946, diplomoi në Medresenë “Fatih” në Istanbul, ku u specializua në Fikh, Kelam, Tefsir, Etikë dhe Hadith.

Myderrizi i njohur, në vitin 1923 e rithemeloi Medresenë “Meddah” në Shkup, një nga institucionet e rëndësishme arsimore të asaj kohe.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit