-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shkruan ‘Allah’ në shollën e këpucës, myslimanët zemërohen me pronarët e markës së njohur

Më të lexuarat

Mijëra klientë myslimanë kanë kërkuar që Nike të ndryshojë logon tek atletet e tyre ‘Air Max’, duke pretenduar se gjiganti sportiv “fyen Islamin” duke e shkruar fjalën ‘Allah’ në arabisht në fund të këpucës.

Një blerëse mysliman, Saiqa Noreen, e cili kishte vërejtur shkrimin e cilësoi ofenduese, madje nisi një peticion në internet duke i kërkuar shoqërisë sportive ta heqë atë.

@Nike why are you putting the Arabic writing of Allah at the bottom of your trainer care to explain please pic.twitter.com/J3DbTCpih0

— Yasif (@19yas82) January 22, 2019

Noreen zbuloi se dizajni i logos ‘Air Max’ në një pjesë të vetme ka ngjashmëri me fjalën ‘Allah’ në arabisht. Gruaja e akuzoi shoqërinë se kishte një qëndrim jobesnik ndaj Islamit dhe tha se ishte “ofenduese” që të “lejohej emri i Allahut në një këpucë”.

“Nike ka prodhuar këpucën Nike Air Max 270 me logon që i ngjan fjalës Allah në arabisht, e cila me siguri do të shkelet, shkelmohet dhe ndotet me baltë apo madje edhe më keq”, shkroi Noreen. “Kjo është mosrespektuese dhe jashtëzakonisht fyese ndaj myslimanëve, është fyerje ndaj Islamit”.

Kompania hodhi poshtë të gjitha akuzat për ofendim të qëllimshëm të komunitetit mysliman, duke thënë se logoja është një “paraqitje e stilizuar e markës tregtare të Nike’s Air Max” pa ndonjë rëndësi fetare.

“Nike respekton të gjitha fetë dhe ne marrim seriozisht shqetësimet e kësaj natyre,” tha një përfaqësues i Nike.

“Logoja e Air Max është projektuar të jetë një paraqitje e stilizuar e markës tregtare Nike Air Max. Ka për qëllim të pasqyrojë vetëm markën Air Max. Çdo kuptim ose përfaqësim tjetër i perceptuar është i paqëllimtë. “

https://twitter.com/i/status/1086443190960427008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit