Një deputet në Parlamentin suedez është dënuar me 40 ditë burg.
Kjo për arsye se ai ofendoi islamin dhe myslimanët.
Politikani i ekstremit të djathtë njihet për qëndrimet e tij kundra emigrantëve.
Ai shpërndau në Facebook një postim të një grupi racist, ku thuhej “Të gjithë myslimanët janë terroristë”.
Siç raporton gazeta suedeze Expo, ndaj tij u ngrit padi me akuzën e ‘krimit mbi bazat e urrejtjes’.
Emri i deputetit nuk është bërë publik, por gjykata ia ka konvertuar dënimin me një gjobë prej 2000 krunash.