Shkrimtari hebre, Avi Steinberg, që banon në ShBA, ka bërë të ditur se për shkak të gjenocidit të Izraelit ndaj palestinezëve, ka hequr dorë nga shtetësia e këtij vendi.
Në artikullin e tij për faqen e lajmeve Truthout me bazë në ShBA, Steinberg theksoi se Izraeli bazohet në “ligjet supremaciste të bazuara në përkatësinë etnike”.
Steinberg tha se ai i sheh sulmet aktuale të Izraelit në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze si një vazhdimësi e këtij procesi.
“Izraeli përdori ekzistencën, lindjen dhe identitetin tim dhe atë të shumë të tjerëve si armë në fushatën e tij gjenocidale për ta eliminuar popullatën vendase të Palestinës. Detyra jonë duhet të jetë heqja e këtyre pllakave të betonit, grisja e dokumenteve false dhe prishja e rrëfimeve që i bëjnë këto struktura të shtypjes dhe padrejtësisë të duken legjitime ose, Zoti na ruajttë, të pashmangshme”, tha Steinberg.
Steinberg theksoi se vendimi i tij për të hequr dorë nga shtetësia lidhet drejtpërdrejt me Deklaratën e Pavarësisë së Izraelit të vitit 1948, Ligjin e Kthimit të vitit 1950 dhe Ligjin për Shtetësinë të vitit 1952.
Siç tha ai, pretendimi i Deklaratës së Pavarësisë së Izraelit për barazi ishte thjesht një mjet për legjitimitetin ndërkombëtar. Ai mbrojti idenë se ligjet e tjera që pasuan ishin mjete të përdorura për të arritur “qëllimet koloniale” të Izraelit.
Steinberg gjithashtu tha se Izraeli që nga themelimi i tij është mbështetur në “ligjet supremaciste të bazuara në etni për të mbështetur një regjim ushtarak të hapur kolonialist, qëllimi i të cilit është eliminimi i Palestinës”.
Në artikullin e tij, Steinberg u bëri thirrje edhe miqve të tij izraelitë që t’i bashkohen atij për të hequr dorë nga shtetësia ose të paktën për të refuzuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
– “Familja ime me dokumentin e shtetësisë që mbanin në duar pushtoi një shtëpi që u përkiste palestinezëve”
Ai njoftoi se pak kohë më parë ai shkoi në konsullatën izraelite në ShBA dhe i dorëzoi dokumentet e tij për të hequr dorë zyrtarisht nga shtetësia.
“Ndërsa palestinezët ishin ende duke numëruar kufomat ose ku shumicën e kohës mblidhnin ato që mbeteshin nga të dashurit e tyre, një grua nga fshati që qëndronte përpara meje në radhë në konsullatë më pyeti se çfarë më solli sot këtu me gëzim”, shpjegoi ai.
Steinberg lindi në Kuds si djali i prindërve hebrenj që emigruan në Izrael sipas “Ligjit të Kthimit” dhe më vonë ai u vendos në Boston.
Në përputhje me “Ligjin e Kthimit” të Izraelit, hebrenjtë që aplikojnë për të emigruar në këtë vend mund të marrin nënshtetësinë duke bërë “Aliya”, që do të thotë “imigrim i hebrenjve të diasporës në Izrael”.
Më tej, Steinberg në shkrimin e tij kritikoi gjithashtu edhe vendimin e familjes së tij për t’u zhvendosur në “një lagje në Kuds në të cilën ishte kryer spastrim etnik vetëm disa vjet më parë”.
“Me naivitetin rinor që do të kthehej në injorancë të qëllimshme, ata arritën të ishin liberalë amerikanë që kundërshtonin pushtimin amerikan të Vietnamit, por edhe të vepronin si kolonë të armatosur në tokën e një populli tjetër”, tha Steinberg.
“Me dokumentet e shtetësisë që ata mbanin, (familja ime) pushtoi një shtëpi të ndërtuar dhe banuar deri vonë nga një familje palestineze që u internua në Jordani dhe më pas u pengua me armë të kthehej”, shtoi ai.
Më 19 korrik të vitit 2018, “ligji i shtetit-komb hebre”, i cili pranonte Izraelin si shtet-komb të popullit hebre, se hebraishtja ishte gjuha zyrtare e shtetit dhe se vetëm hebrenjtë mund të emigronin në Izrael, u pranua nga parlamenti izraelit (Knesset) me një diferencë të ngushtë votash.
/trt BALLKAN/