Pyetje: Shpesh shohim nëpër mure të shkruajtur emrin e të Lartësuarit “Allah” dhe anash tij emrin “Muhamed”. Të njëjtën gjë e hasim edhe në disa petka si dhe në disa kopertina të librave apo në kopertinat e kuranit. A lejohet kjo gjë?
Imam Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Ky veprim nuk është në rregull, sepse më këtë indirekt thua se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është i barabartë me Allahun. Ta zëmë se njëri që nuk e di se çka shkruan në to,kur i sheh në atë mënyrë mund të bindet se ato emra janë në një rang.
Kështu që e kemi detyrim ta fshijmë emrin e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),mirëpo mbetet çështja për shkrimin e emrit të Zotit, vetëm Allah! Fjalë kjo që e përdorin dervishët,të cilët këtë e konsiderojnë në vend të dhikrit dhe thonë: “Allah, Allah, Allah”.
Pra,sipaj kësaj,themi se nuk duhet të shkruhet as emri “Allah” e as emri “Muhamed” nëpër mure, petka, etj. Allahu e di më së miri.
“Fetaua erkanil islam uel iman”