1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkon në tetë numri i të prekurve me koronavirus në SHBA

Më të lexuarat

Një tjetër person është konfirmuar si i infektuar me koronavirus në Boston, duke çuar kështu në tetë numrin e të prekurve në SHBA. Sipas autoriteteve shëndetësore, bëhet fjalë për një student në moshën 20-vjeçare, i cili po mbahet në izolim.

Ai është student në Universitetin e Masaçusets dhe u kthye në 29 janar nga Wuhan në SHBA. Pas kthimit, ai kërkoi përkujdes shëndetësor sepse kishte simptomat e koronavirusit. Sipas autoriteteve, janë identifikuar edhe kontaktet e ngushta të stundetit dhe po mbahen në monitorim nëse janë të infektuar apo jo. Po ashtu, autoritetet shtuan se 20-vjeçari nuk ka qenë rrezik për studentët e tjerë në universitet.

“Ai nuk mori pjesë në asnjë veprimtari universitare që nga koha kur arriti në Shtetet e Bashkuara. Studenti momentalisht është i izoluar në shtëpinë e tij. Ai po monitorohet nga infermierët”, tha Dr. Jennifer Lo.

Këtë të dielë u shënua edhe rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi jashtë Kinës, ku edhe ka shpërthyer virusi vdekjeprurës. Viktimë mbeti një shtetas kinez që kishte udhëtuar nga Wuhan drejt Filipineve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit