1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shkon në 632 numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm në Marok

Më të lexuarat

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 shkallësh të Rihterit ka goditur gjatë mbrëmjes së kaluar shtetin afrikan, Marok.

Numri i të vdekurve është rritur në 632 ndërsa 329 janë të lënduar, raporton stacioni televiziv shtetëror Al Aoula, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme

Pesëdhjetë e një persona janë në gjendje kritike, shtoi mediumi maroken, shkruan cnn.

Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave gjenden në zonat malore që janë vështirë për t’u arritur.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 kilometrash.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës në Marok që nga ai i vitit 2004, në të cilin vdiqën më shumë se 600 njerëz. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit