8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shkoi 1/3 ndërsa 1/3 është shumë

Më të lexuarat

ë dashur vëllezër! Ja veç kaloi 1/3-ta e Ramazanit,madje 1/3 është shumë-siç thotë Pejgamberi Alejhi selam .
Të nderuar vëllezër ! Patjetër na duhet të ndalemi dhe ta llogarisim veten sepse besimtari i sinqertë është më i ashpër në llogaritjen e vetes së tij sesa tregtari koprrac në raport me mushteriun e tij.
Ty vëlla po ti parashtroj këto pyetje, për të cilat dua prej teje të jesh i qartë dhe i sinqertë me veten gjatë përgjigjeve!
1-                 A ke agjëruar agjërim të vërtetë duke e pastruar nijjetin vetëm për Allahun s.w.t dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij?
2-                 A ishe kureshtar për faljen e taravive me xhemat?
3-                 A garove për vepra të mira (t’iu japësh ushqim agjëruesve, t’i vizitosh-ndihmosh të vejat e skamnorët, të thërrasësh në fenë e Allahut s.w.t…) duke pasuar kështu Pejgamberin a.s. Ka thënë ibnu Abbasi r.a “I Dërguari i All-llahut ishte njeriu më bujar, në mënyrë të veçantë kur i vinte Xhibrili a.s. Xhibrili a.s. i vinte Pejgamberit s.a.v.s. në Ramazan, çdo natë dhe me të studionte Kur’anin. Vërtet kur Pejgamberi s.a.v.s. takohej me Xhibrilin, ishte më bujar në veprat e mira se sa era që sjell shiun“. (Muttefekun alejhi)
4-                 Sa herë e ke përfunduar Kur’anin (ke bërë hatme )?
5-                 Sa tradita të këqia i ke lënë?
6-                 Me sa ibadete e mësove-stërvite trupin tënd?
7-                 A ke menduar për këto qafa (robër) që lirohen nga zjarri, a thua është qafa jote prej atyre që lirohen prej zjarrit apo jo?
8-                 A është ende i freskët gëzimi, nostalgjia dhe malli për ardhjen e Ramazanit apo është zhdukur me kalimin e ditëve?
9-                 A je ende aktiv dhe me atë vendosmëri në ibadet për Allahun s.w.t, për garim (për të arritur të mirat,të cilat janë) tek Allahu s.w.t, për shpëtim dhe falje…apo të ka ndodhur ty ajo që iu ka ndodhur shumicës; ndërprerje të agjërimit, ngecje… dhe pothuajse unë- pasha Allahun s.w.t- në raport me ta, jam sikurse në mes të dy anëve të hipodromit (pistë gare për kuaj); i mposhtur para epsheve dhe kënaqësive të tyre, ata e kanë shkatërruar agjërimin e tyre me seriale dhe i kanë humbur sevapet e tyre me humbjen e kohës…Ah në çfarë humbje është ai, që është në këtë gjendje!
Vëllezër! Pyetjet në të vërtet nuk kanë të ndalur dhe sa herë që robi të jetë i sinqertë me veten e tij llogaria e tij aq më e ashpër do të jetë…Por vëllezër : Ai që e gjen veten se ende është në të mirën dhe ende është i kujdesshëm për obligimet;duke garuar në të mira dhe duke u larguar nga të këqiat, le ta falënderojë Allahun s.w.t dhe le të përgëzohet me hajr prej Allahut s.w.t
Lum për atë qe kjo është gjendja e tij…Lum për të!
Lum për të për lirimin nga zjarri…Lum për të për faljen e mëkateve…Lum për të për shumëfishimin e të mirave …Ata sikur të kenë dëshpërime a pikëllime ndërsa Allahu s.w.t veç e ka shkruar se ata janë prej banorëve të Xhenneteve.
Ndërsa ai, që e gjen veten e vet i ngecur në këtë aspekt atëherë le të bëjë përpjekje në pjesën e mbetur të Ramazanit, sepse atij ende i kanë mbetur 2/3-tat e muajit dhe se Allahu s.w.t vazhdon t’ua falë mëkatet robërve të Tij dhe të lirojë njerëz nga zjarri!
O I NGRATË! Qafat e vepërmirëve lirohen nga zjarri ndërsa ti ende nuk di se ç’ështe puna me tënden?
Fletushkat e bamirësve u zbardhen nga mëkatet ndërsa e jotja është nxirë prej tyre.
A nuk dëgjon ? A nuk ke zemër ?
Për Zotin! Po të ishte zemra jote e gjallë do të shkrihej nga keqardhja për shkak të humbjes se faljes së mëkateve dhe lirimit nga zjarri në Ramazan..!
Ah sikur të të zbulohej sekreti-gajbi dhe të shihje se sa të mirat i ke humbur, sa shanset e faljes së mëkateve i ke lëshuar dhe sa kohë të pranimit të duasë i ke humbur!
O vëllezër! A nuk kemi dëshire të na i falë mëkatet Allahu s.w.t dhe të na lirojë nga zjarri ?!
Ne patjetër duhet ta shfrytëzojmë pjesën e mbetur të Ramazanit sepse ai, që pendohet dhe bën mirë në pjesën e mbetur Allahu s.w.t ia falë mëkatet.
Pra, ftesë për lirim nga zjarri,ftesë për shumëfishimin e të mirave para kalimit te kohës..
Vëllezër! Të përgatitemi për veten tonë sepse nuk është i sinqertë njeriu, që nuk e kontrollon veten për lëshimet që i ka bërë dhe ndalesat që i ka kryer…Të fillojmë me ibadete, të jemi të sinqertë me Zotin tonë dhe të kthehemi drejt Zotit tonë,sepse Ai s.w.t ende vazhdon ta përhapë mëshirën dhe dhuntitë  e Tij s.w.t …
Thotë Pejgamberi a.s”  Vërtet Zoti juaj,në kohën tuaj ka dhunti andaj afrohuni (ekspozojuni) dhuntive-dhuratave të Allahut s.w.t“.
Po…Le t’iu afrohemi dhuratave të Allahut s.w.t duke bërë përpjekje në ibadete ndoshta na përshkon-kaplon mëshira apo dhuntia e Allahut s.w.t dhe më pas saj nuk ndihemi te dëshpëruar…!
MUHAMMED EL XHABIRI  (www.saaid.net)
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami   www.sedatislami.tk
30/10/04,e shtune (pak para iftarit)
UBD, Brunei Darussalam
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit