Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja Vjosa janë bërë prindër fëmiut të dytë, të gjinisë mashkullore. Në vitin 2017 ata u pritën në jetë vajzën pas martesës së tyre në vitin 2016. Shkodran Mustafi dhe Vjosa Kaba u martuan në Gostivar. Superylli shqiptar i futbollit e ka shprehur gëzimin e tij në rrjetin social Instagram.
https://www.instagram.com/shkodranmustafi/
“Jam shumë i lumtur që të bëj të ditur lindjen e djalit tonë. Është gjithmonë ndjenjë e mirë që të presim antarë të rinj në familje. #Babakrenar #Mashallah”, u shpreh Mustafi në Instagram.
Mustafi është një prej futbollistëve standard në formacionin e klubit të Arsenalit që garon në elitën angleze të futbollit, Liga Premier. /tg