Një krim brenda familjes është shënuar në orët e vona të së dielës në fshatin Beltojë të Shkodrës, ku burri ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Mësohet se autori i ngjarjes është shtetasi me iniciale A.Z., 38 vjeç. Ai ka debatuar brenda banesës me gruan e tij dhe më pas e ka goditur me armë të ftohtë, duke i shkaktuar plagë serioze.
Policia ka arrestuar 38-vjeçarin, ndërsa e plagosura është dërguar në spitalin e Shkodrës, mori mjekimin e nevojshëm.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.