-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shkencëtarët turq zbuluan një anomali rotacionale të një ylli

Më të lexuarat

Një grup i fizikanëve të Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme (ODTÜ) në Turqi zbuluan një anomali rotacionale (glitch) të madhe në periudhën e rotacionit prej 18 minutash të yllit neutron SXP 1062.

Një grup i fizikanëve të Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme (ODTÜ) në Turqi zbuluan një anomali rotacionale (glitch) të madhe në periudhën e rotacionit prej 18 minutash të yllit neutron SXP 1062 në sistemin e tij binar yjor, që paraqet njërën nga masat më të dendura në univers.

Me këtë zbulim, i cili shkaktoi emocione të mëdha në botën shkencore, u zgjidhën të panjohurat lidhur me periudhën e yllit binar dhe përmbajtjen e dendur të substancave brenda yllit.

Ligjëruesi në Departamentin e Fizikës në Universitetin ODTÜ, Prof. Dr. Altan Baykal, në një prononcim tha se yjet me përmasa të mëdha, të cilave u mbarojnë lëndët djegëse, bëjnë shpërthime të mëdha dhe se gjatë kësaj formohet një trup i ri qiellor.

Duke bërë të ditur se ky trup i ri mund të jetë një xhuxh i bardhë, yll neutron ose vrimë e zezë, Baykal thotë se yjet neutron të formuara në këtë mënyrë kanë fusha shumë të forta magnetike.

Sipas tij, yjet neutron të cilat për herë të parë në mënyrë observative janë zbuluar në vitin 1968, janë në diametër prej 10 kilometrash dhe se nën koret e tyre të cilat janë më të holla se një kilometër ndodhet një lëndë e lëngshme superfluide, Baykal thotë se në ODTÜ analizat e tilla lidhur me yllin neutron janë bërë duke i përdorur të dhënat arkivore të observuara nga satelitët me rreze X.

Ai u shpreh se pas observimeve trevjeçare kanë gjetur periudhën orbitale të yllit neutron të quajtur SXP 1062, i cili është një komponent i sistemit binar yjor.

“Si rezultat i observimeve kemi gjetur se periudha orbitale e këtij ylli neutron është 656 ditë. Në analizat kohore pamë se në periudhën e rotacionit të burimit e cila është 18 minuta, ka një rrëshqitje të madhe”, shtoi ai.

Baykal tha se më parë në literaturën shkencore kishte informacione se këto yje të cilat tregojnë anomali në periudhën e rrotacionit janë yje neutron të vetme.

“Megjithatë, në analizat e bëra për herë të parë zbuluam që në njërin prej yjeve binare ka një anomali rotacionale, e cila në anglisht quhet ‘glitch’. Në astronomi, yjet binare të cilat lëshojnë rreze X observohen me satelitë që nga viti 1973. Nga kjo kohë, për herë të parë ne si ekip i ODTÜ-së zbuluam një anomali të madhe në periudhën e rotacionit rreth vetes të një burimi në sistemin yjor binar”, thotë Baykal.

Ai thekson se kjo anomali buron nga ndërveprimi i masës së dendur brenda yllit, i cili nuk mund të observohet në laborator, me koren e saj. “Këtë mund ta imagjinojmë si një tërmet, por kur kjo ndodh në yll, shkakton një anomali të papritur në periudhën kohore”, shton ai.

Duke bërë të ditur se shkencëtarët e gjithë botës në astronomi janë në ndjekje të zbulimeve për yjet neutron, Baykal thotë se kjo anomali rotacionale në yllin e neutronit më parë ishte një fshehtësi për botën e shkencës. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit