1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shkenca monetare ekonomike

Më të lexuarat

Al-Gazali (Al-Ghazali)(1058-1111.e.s) e ka studiuar paranë dhe funkcionin e saj, i ka analizuar dy funksione të rëndsishme të parasë: si mjet për këmbim dhe si standard për vlersim. Interesant është të vërehet që ideja të cilën e gjejmë në literaturën bashkëkohre nën emrin ligji i Greshamovit i cili ka qenë lëndë eksplicite e të studiuarit në veprën e Takiudin Ahmed markizija që nga shek.14. Ky ligj thjesht flet që paraja me kualitet të ulët e zvoglon paranë kualitative në treg, sepse njerëzit tentojnë që për transakcione t’i shfrytzojnë paratë me kualitet të ulët ndërsa ti kursejnë paratë kualitative, kështu që paraja kualitative të humb nga tregu. Al Makrizi e vërejti këtë dukuri në Egjipt dhe e ka analizuar. Por prap meritat për këtë arritje në literaturën e perendimit i është përshkruajtur Thomaus Greshamu, autor i shek.19. Al Makrizi e ka treguar lidhjen mes masës së parave dhe inflacioni(rritja e çmimeve), e cila më vonë është studiuar dhe është shpjeguar në teorinë e njohur si teoria kuantitative e parasë. Si kur që është treguar në disa vepra konvencionale bashkëkohore, kamata paraqet burim i shumë të këqijave, në të cilat bëjnë pjesë edhe fluktuencat ekonomike, të cilat çojnë deri në inflacion dhe depresion, jobarazia e të ardhurave etj. Shkenca ekonomike islame është e vetmja e cila e ndalon kamatën totalisht në sistemin monetar,

Financat publike

Kanë dy dimensione kryesore:të ardhurat publike dhe harxhimet publike. Ebu Jusuf(731-798) i ka përkrahur tatimet proporcionale në bujqesi në vend të dhënave fikse toksore, sepse ato kanë premtuar më tepër të ardhuna si dhe kanë mundësuar zgjerimin e kopshteve tokësore të bujqësis. Mavard(1058 e.s) dhe shumë të tjerë i kanë studiuar burimet e të ardhurave shtetrore, rregullat e tubimeve të tyre si dhe kriteriumet islame për ti harxhuar ato. Ebu Bekr al-Tartusi e ka treguar nevojën e drejtësisë dhe qellim mirësisë gjatë tubimit të tatimit, me çka duhet ti ikim përdorimit të forcës, padrejtësis, dëmtimin e atyre që paguajnë tatim.

Ibn Halduni(1332-1404.e.s)ka dhënë analizë pozitive për ndikimin e tatimimit në vetë punën. Sipas kësaj tatimet e larta do të ndikojnë në tempon e punës, dhe do të vjen deri te zvoglimi i prodhimit me çka në fund do të vjen deri te zvoglimi i të ardhunave tatimore si pasojë e zvoglimit të bazës tatimore. Ai e ka përfaqësuar politikën e udhëheqjes nëpërmjet tregut, në formë të tatimeve të ulta dhe harxhimeve të tepërta shtetrore gjatë recesionit, që e paraqet idenë prej të cilës besohet se rrjedh teoria e përgjithshme Kejnziane kah mesi i shek.20.

Teoria e çmimit

Teorin e çmimit në analizë mikroekonomike e gjejmë në veprat e Ibn Tejmijes. Shpjegimin detal të kontrollës së çmimit Ibn Tejmija ka analizuar se si formohen çmimmet në treg, prej reagimit të ndersjell të forcës të ofertës dhe kërkesës. Në bazë të kësaj çmimet rriten si rezultat i mungesës të ndonjë malli, si edhe nga të ardhurat e tepërta te njerzit. Ibn Tejmija gjithashtu e ka shtjelluar problemin e strukturës së tregut. Ai e ka analizuar praktikën e monopolit dhe monopolizimit, përkufizimin e ofertës së mallit dhe të shërbimeve.

Në analizën e Ibn Kajimit formimi i çmimit poashtu duhet ti lëshohet forcave të tregut, respektivisht forcave të ofertës dhe kërkesës, derisa … devijimi dhe sjellja monopolistike nuk e rrezikojn interesin publik.

Zhvillimi ekonomik

AL Tartusi ka treguar për dukurinë me të cilën po ballafaqohet bota bashkëkohore; prapambeturia ekonomike e cila çon deri te jostabiliteti politik, mbrojtje e dobët nacionale, dominim ekonomik dhe politik i superfuqive; ndërsa në anën tjetër, përparimi ekonomik çon deri te fuqia politike, dominim i kontrolles dhe sigurim i jashtëm i shtetit. Truri intelektual i Al Tartusit ka mundur ta vëren këtë dukuri dhe në bazë të sajë tu jep këshilla muslimaneve që të shkojnë kah progresi ekonomik ne përputhshmëri me vlerat islame.

Ibn Tejmija ka supozuar që çdo kujt duhet ti garantohet standard minimal i jetesës që të jetë në gjendje ti kryen obligimet e tij ndaj familjes, shoqeris dhe obligimet e tij ndaj Krijuesit.

Sistemi i sigurimit social

Është i integruar në sistemin ekonomik islam me qëllim që ti ndihmojë të varfurit, të rrezikuarit, të papunsuarit, jetimit dhe të hendikepuarit etj. Mjetet finansiare në këtë fond tubohen detyrimisht (zekati) dhe të ardhunat vullnetare prej antarëve të shoqatave bamirëse. Udhëzime për këtë janë dhënë në burimet kryesore islame në Kur’an dhe Sunnet. Disa shtete bashkëkohore kanë vënduar grada të ndryshme të sistemit social për mbrojtje në bazë të orientimit ideologjik dhe udhëheqjes politike, të cilat nuk kanë koncept bazik prej makro perspektivës, sikur që nënkuptohet në veprat e Al Tartusit. Përveç kësaj, ideja bashkëkohore e sistemit të mbrojtjes sociale krejtsisht është e njejtë me atë në veprat e Al Tartusit.

Ndarja e punës

Në literaturën bashkëkohore e cila e përpunon historikun e mendimit ekonomik meritat për ndarjen e punës i ka Adam Smithi, ekonomist i shek.18. Këtë problem e ka studiuar Al Gazaliu(11058-1111.e.s) dhe të tjerët. Al Gazaliu e ka studiuar nevojën për ndarjën e punës në mënyrë objektive, duke e shfrytëzuar si shembull fabrikën e gozhdave, analogjkisht Adam Smithi i cili shtatë shekuj më vonë e ka shfrytzuar si shembull fabrikën e gjilpërave. Njgjashëm me atë, Ibn Halduni ka supozuar që një person vështirë që vetmas mund të prodhojë vetëm ushqimin e vetë, për të cilën, sipas tij, ka nevojë për gjashtë deri më dhjetë shërbime të ndryshme të cilat duhen të ndahen mes njerëzve të ndryshëm dhe ndoshta e kryejnë këmbimin në shoqëri, me çka ndarja e punës sipas tij çon deri te specializimi, që paraqet koncept të cilin më vonë e ka përshkruajtur Adam Smithi. Këtë mund ta shikojmë në atë se sa Charles Issawi e çmon Ibn Haldunin. “Për kundër disa merkantilistëve, Ibn Halduni thotë se prodhimi është burim i pasurisë e jo tregtia. Ai gjithashtu thotë se ari dhe argjendi, të cilët në esencë nuk paraqesin pasuri, sikur që me të madhe është besuar në Evropë dhe në pjesët tjrea të botës deri në shek.17 dhe 18, vetëm metalet, sikur që është hekuri, i cili çmohet për shkak se stabiliteti relativ i çmimit të tij formon mjete të mira për këmbim dhe vlerë të mallrave. Më herët se Locka dhe Huma ai ka parashikuar që çdo shtet fiton ari i cili i është i nevojshëm për tregti të jashtme, ndërsa shtetet të cilat prodhojnë ari nuk është patjetër të jenë më të pasurat…Para Durkhemit, Ibn Halduni ka theksuar se ndarja e punës e përforcon solidaritetin shoqëror. Si edhe Marksi, pohon ndikimin e madhë të faktorëve ekonomik në jetën shoqëroro-politike.

Sipas vështrimit të tij në “shkencën e pastër ekonomike” Ibn Halduni krejtësisht e meriton titullin “themelues i shkencës ekonomike”, ndërsa vështrimet e tij në “shkencën sociale ekonomike” shkon edhe më përpara.

Kur pasuria është për t’u lavdëruar

Disa dijetarë të tjerë e kanë kundërshtuar këtë dhe kanë thënë se ato gjëra që thoni për anën negative të pasurisë, janë të vërteta, por ky është një vështrim i shkurtër dhe pa marrë parasysh qëllimin për të cilin është krijuar dynjaja, siç është të qënurit e saj vend për njohjen e së vërtetës apo për meritimin e falenderimit të Atij që e ka krijuar atë.

Madje dynjaja, mund të konsiderohet si thes apo gjah i kënaqësive, duke marrë parasysh anën shtazore të njeriut në të. Kjo është ajo që ka për qëllim grupi i pare, dhe vërtetë që në këtë gjëndje dynjaja është pemë pa kokrra, lojë pa seriozitet dhe e kotë pa të vërtetë në të, sepse ai që bën kështu në dynja, nuk ka marrë prej saj, vetëm se: ngrënie, pirje, veshje, martesë e makinë, pa shtuar gjë tjetër. Pastaj këto mbarojnë së shpejti dhe nuk ngel gjë prej tyre.

Por këto janë vetëm ëndrra dhe në fakt ky vështrim tek dynjaja është vështrimi i jobesimtarëve, ndërsa besimtarët e dinë se pasuria është për t’u lavdëruar nga shumë këndvështrime, siç është:

– Pasuria është mirësi nga Allahu i Lartësuar si gjithë mirësitë dhe begatitë e tjera, kështu që, duhet të falenderohet Allahu për dhënien e saj dhe është obligim të kërkuarit e saj sipas mundësisë dhe aftësisë. Kështu, ajo lëvozhgë u mbush dhe u bë kokërr (pemë me kokrra), madje vetë lëvozhga u bë frut, sepse të gjitha janë mirësi, të cilat njeriu duhet t’i arrijë dhe të falenderojë Allahun për to.

– Pasuria të ndihmon në kryerjen e adhurimeve dhe në shumë raste ajo është rrugë që të shpie në kryerjen e disa urdhërave e obligimeve, siç p.sh: ai që e përdor atë për të fituar diçka nga bota tjetër. Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “Lum për pasurinë e mirë e cila është në duart e njeriut të mirë!” dhe në një hadith tjetër thuhet: “Poseduesit e pasurive të madhe shkuan dhe i morën të gjitha shpërblimet (sevapet), gradat e larta dhe kënaqësinë e përhershme…” deri sa (i Dërguari Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Kjo është mirësia e Allahut të cilën ia jep kujt të dojë.” Duke e quajtur kështu pasurinë, si mirësi nga Allahu, me të cilën Ai begaton kë të dojë nga robërit e Tij.

– Ajo që thanë se pasuria do të ketë llogari të gjatë në Ditën e Gjykimit dhe se të pasurit do të vonohen nga hyrja në xhenet, u thuhet atyre: “Kjo është diçka që kthehet në diçka që është jashtë vetë pasurisë. P.sh.: me anë të pasurisë hahet diçka e caktuar, por kjo gjë ka fillime, kushte dhe përfundime të caktuara, të cilat duhen marrë parasysh dhe u duhet kushtuar vëmendje. Nëse ruhen këto, atëherë pasuria bëhet rrugë për në adhurime e bindje ndaj Allahut. Në të kundërt, nëse nuk ruhen këto kushtëzime, atëherë pasuria bëhet shkak për mangësinë apo kundërshtimin (e mësimeve të sheriatit) sipas gjendjes së veçantë./ekonomi-islame/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit