0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“SHKËMBIMET MES KOSOVËS DHE SHQIPËRISË ARRITËN VLERËN E 200 MILIONËVE”

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri është takuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Thaçi ka thënë se bashkëpunimi dypalësh i Kosovës dhe Shqipërisë udhëhiqet nga qasja vëllazërore dhe interesi i përbashkët për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik e kulturor, si dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, projekt themelor ky në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.

Ai është shprehur se pas marrëveshjeve dypalëshe dhe mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, shkëmbimet tregtare mes dy shteteve kanë arritur shifrën e 200 milionë eurove.

“Bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik i kanë dhënë një dimension shumë më konkret dialogut dhe veprimit ndërqeveritar, me synim jetësimin e politikave të përbashkëta strategjike”, ka thënë presidenti Thaçi, shkruan klankosova.tv.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se i rëndësishëm në këtë mes është edhe bashkëpunimi në kuadër të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, sepse që nga takimi i Berlinit në gusht 2014, Bashkimi Evropian ka mbështetur një numër të rëndësishëm të korridoreve qendrore të infrastrukturës që do të lidhin portet, aeroportet dhe pikat kryesore të ekonomisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në mesin e këtyre projekteve, Thaçi tha se rëndësi të veçantë ka edhe projekti infrastrukturor Durrës-Prishtinë-Nish dhe sigurimi i përkrahjes për nisma rajonale të bashkëpunimit.

Gjithashtu, kreu i vendit ka theksuar se Kosova do të vazhdojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe me Serbinë, sepse zgjidhja e vetme, siç ka thënë ai, është vazhdimi i dialogut.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, sipas kreut të shtetit të Kosovës, ndikon edhe në stabilitetin rajonal dhe në forcimin e raporteve midis shteteve të rajonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit