Shkëlzen Berisha: Myslimanët nuk falen para statujave, pa dallim nëse është e Gjergjit apo e sulltanit
Jo në emër të Skënderbeut
Myslimanët e kanë të ndaluar të falen para statujave (pa dallim nëse është e Gjergjit apo e sulltanit).Për të respektuar rregullat e besimit dhe mos u lënë shteg interpretimeve, mbase herë tjetër mund të evitojnë sheshin dhe ti rikthehen bulevardit ose xhamisë së madhe që po ndërtohet.Por kam një pyetje për të gjithë ata që kanë reaguar. A do reagonin njëlloj sikur fjala vjen statuja të mbulohej për të xhiruar një film apo për të mbajtur një koncert të madhë? Nëse do aplikonin të njëjtin standart edhe për vellezërit e tyre një ditë në vitë, mbase gjithë ky debat do ishte pa vlerë. Në fund trashëgimia e vërtetë e Skënderbeut është bashkimi, jo përçarja dhe toleranca është kusht themelor për këtë.