0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shkatërrimi i shkollave të palestinezëve nga Izraeli është krim lufte

Më të lexuarat

Organizata e të Drejtave të Njeriut (HRW) e ka cilësuar shkatërrimin e shkollave palestineze në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite si ‘krim lufte’.

Organizata e të Drejtave të Njeriut e ka cilësuar shkatërrimin e shkollave palestineze nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor si ‘krim lufte’.

Organizata e të Drejtave të Njeriut deklaroi se shkatërrimi i shkollave palestineze nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe moslejimi i ndërtimit të shkollave të reja e ka bërë më të vështirë shkollimin për mijëra fëmijë palestinezë.

Në deklaratën e HRW u raportua se: “Izraeli nuk lejon ndërtimin e shkollave , ndërsa në anën tjetër, i shkatërroi shkollat me pretendimin se janë ndërtuar pa leje”, duke shtuar se Izraeli ka shkelur pa mëshirë të drejtën për shkollim.

HRW vuri në dukje se shumica e shkollave palestineze përballë kërcënimit për shkatërrim nga Izraeli ishin të vendosura në Zonën C të Bregut Perëndimor.

Izraeli sionist ka shkatërruar 16 shkolla palestineze që nga viti 2010 e deri me tani, si dhe ka konfiskuar disa ndërtesa.

Që nga viti 2009 kur filloi detyrën e tij, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkatërruar 5,351 ndërtesa të palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe disa në Jeruzalemin Lindor.

Burimi : T.News Agency/ ML

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit