3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shkarkimi i Presidentit Meta, fillon punën komisioni hetimor, miratohet plani paraprak

Më të lexuarat

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta nisi të shtunën punën, me kosntituimin e tij dhe miratimin e programit të punës. Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij komisioni, i iniciuar me kërkesën e deputetëve, tha kryetari i këtij komisioni Alket Hyseni. Ndërsa deputetja e PS, Klotilda Bushka, u zgjodh sekretare e komisionit hetimor, raporton A2.

Ngritja e komisionit hetimor u votua me 97 vota pro dhe 6 kundër. 49 deputetë të mazhorancës iu drejtuan më herët Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për shkarkimin e kreut te shtetit. Sipas tyre, “në abuzim dhe tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrantë të Kushtetutës, Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore të 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë”, janë pretendimet e deputeteve socialiste kundër Metës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit