4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024


Shkaqet e shpikjes në fe – Disa fjalë mbi bidatin

Më të lexuarat



Musliman të nderuar!

Keni frikë Allahun dhe Atë respektoni, sepse me devotshmëri Allahu i përmirëson gjërat, e zgjeron gjoksin dhe sjell përfundim të mirë në dynja dhe ahiret.

Allahu, xhel-le shanuhu, thotë:

تِلْكَ الدَّارُ الآخِرَةُ نَجْعَلُهَا لِلَّذِينَ لاَ يُرِيدُونَ عُلُوًا فِي الأَرْضِ وَلاَ فَسَادًا وَالْعَاقِبَةُ لِلْمُتَّقِين [القصص:83].

“Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen Allahut”. (El-Kasas: 83).

Robër të Allahut!

Begatia më e madhe që ia ka dhënë Allahu njeriut është feja Islame, e cila e dallon të vërtetën nga e pavërteta, të lejuarën nga e ndaluara, të mirën nga e keqja, rrugën e udhëzimit nga rrugicat e devijimit.

Allahu, xhel-le shanuhu, thotë:

أَوَ مَن كَانَ مَيْتًا فَأَحْيَيْنَاهُ وَجَعَلْنَا لَهُ نُورًا يَمْشِي بِهِ فِي النَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُ فِي الظُّلُمَاتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِّنْهَا [الأنعام:122].

“Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë”. (El-Enam: 122).

Kurse gjëja më e madhe që e shembë fenë Islame është shfaqja e bidateve të devijuara, sepse njeriu i këtillë mendon se është në të saktë, kurse në realitet është në gabim.

Bidatet e devijuara vijnë si shkak i injorancës.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَلَكِنَّ أَكْثَرَهُمْ يَجْهَلُونَ – الأنعام:111

“… por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti)”. (El-Enam: 111).

وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ إِن يَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلاَّ يَخْرُصُونَ [الأنعام:116].

“Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë”. (El-Enam: 116).

Prej shkaqeve që i shkaktojnë bidatet është pasimi i epshit.

Allahu, tebareke ve teala, thotë:

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ لاَ يَهْدِي القَوْمَ الظَّالِمِينَ [القصص:50].

“… e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se Allahu nuk udhëzon popullin zullumqar”. (El-Kasas: 50).

 

Qëllimi dhe dëshira e keqe është shkak i bidateve.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

سَأَصْرِفُ عَنْ آيَاتِيَ الَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي الأَرْضِ بِغَيْرِ الحَقِّ وَإِن يَرَوْا كُلَّ آيَةٍ لاَّ يُؤْمِنُوا بِهَا وَإِن يَرَوْا سَبِيلَ الرُّشْدِ لاَ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلاً وَإِن يَرَوْا سَبِيلَ الغَيِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلاً [الأعراف:146].

“Unë do t’i zmbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin atë rrugë”. (El-Araf: 146).

Mos mësimi i të vërtetës dhe mosveprimi sipas saj është prej shkaqeve të përhapjes së bidateve.

Allahu, xhel-le shanuhu, thotë:

فَمَنِ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلاَ يَضِلُّ وَلاَ يَشْقَى وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ القِيَامَةِ أَعْمَى [طه:123، 124]

“… kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha: 123- 124).

Gjithashtu Allahu, azze ve xhel-le, thotë:

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِآيَاتِ رَبِّهِ فَأَعْرَضَ عَنْها إِنَّا مِنْ الْمُجْرِمِينَ مُنتَقِمُونَ [السجدة:22].

“E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve”. (Es-Sexhde: 22).

Vetëpëlqimi, i cili shkakton refuzim të këshillës dhe udhëzimit, gjithashtu është shkak për përhapje të bidateve.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

أَفَمَن زُيِّنَ لَهُ سُوءُ عَمَلِهِ فَرَآهُ حَسَنًا فَإِنَّ اللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَاءُ وَيَهْدِي مَن يَشَاءُ فَلاَ تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَاتٍ [فاطر:8]

“A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, Allahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, Allahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata”. (Fatir: 8).

Ebu Thalebe El-Husheniu, radijAllahu anhu, e ka pyetur Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për ajetin kuranor:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا عَلَيْكُمْ أَنفُسَكُمْ لا يَضُرُّكُمْ مَنْ ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ [المائدة:105]

“O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat”. (El-Maide: 105).

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj:

(( ائتمِروا بالمعروف، وتناهَوا عن المنكر، حتى إذا رأيتم شُحًّا مطاعًا وهوًى متَّبعًا ودُنيا مؤثَرة وإعجابَ كلِّ ذي رأيٍ برأيه فعليك بنفسِك ودَع عنك أمرَ العَوام، فإنَّ مِن ورائِكم أيامًا الصبرُ فيهنّ مثلُ القبض على الجمر، للعامل فيهنّ مثلُ أجرِ خمسين رجلاً يعمَلون مثلَ عملكم))، قيل: يا رسولَ الله، أجر خمسين منّا أو منهم؟ قال: ((بل أجرُ خمسين منكم)) رواه أبو داود والترمذي.

“Urdhëroni në të mirë, largoni nga e keqja, e nëse shihni koprraci të respektuar, epsh të pasuar, dhënie përparësi dynjasë dhe vetëpëlqim me mendimin e vet, atëherë kujdesu për veten dhe lërë punën e masës së gjerë, sepse ai që ka për të jetuar pas jush i duhet shumë durim. Ai që kapet për fenë është sikur ai që kapet për gacë. Ai që vepron në këto ditë ka shpërblimin e pesëdhjetë burrave që punojnë si ju. I thanë: O Resulull-llah: sa pesëdhjetë prej tyre ose prej nesh? Tha: sa pesëdhjetë prej jush”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, disa pjesë janë të sakta e disa janë të dobëta. Shiko “Vargun e haditheve të vërteta”, nr. 494 dhe nr. 957 dhe “vargun e haditheve të dobëta”, nr. 1025).

Largimi nga dijetarët, mos pyetja e tyre për çështjet e fesë dhe pyetja e injorantëve për fe është shkak i shpikjes së bidateve.

Allahu, azze ve xhel-le, thotë:

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ [النحل:43]

“…Ju pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini”. (En-Nahl: 43).

وَتِلْكَ الأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ وَمَا يَعْقِلُهَا إِلاَّ الْعَالِمُونَ [العنكبوت:43]

“Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve”. (El-Ankebut: 43).

Abdullah ibën amr Ibën Asi, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(( إنَّ اللهَ لا يقبِض العِلمَ انتِزاعًا ينتزِعه منكم، ولكن يَقبِض العِلمَ بقبضِ العلماءِ، حتى إذا لم يبقَ عالم اتَّخَذ الناسُ رؤساءَ جهَّالاً، فسئِلوا فأفتَوا بغيرِ علمٍ، فضلُّوا وأضلُّوا)) رواه البخاري ومسلم.

“Allahu nuk e merr dijen duke e ngritur nga gjoksi i njerëzve, por e merr duke i marrë dijetarët, saqë kur nuk mbeten dijetarët, njerëzit për prijës i marrin injorantët, i pyesin ata, kurse ata u japin përgjigje pa dije dhe kështu devijojnë vet dhe i devijojnë tjetër”. (Buhariu dhe Muslimi).

Shumë njerëz kanë rënë në bidate për shkak të fetvave dhe librave që e zbukurojnë bidatin dhe e stolisin devijimin nga metoda e selefit dhe kur nuk e marrin dijen nga dijetarët e thelluar në fe.

Prej shkaqeve të përhapjes së bidateve është edhe dhënia përparësi dynjasë ndaj ahiretit, dashuria ndaj begative të kësaj bote përpara begative që Allahu i ka përgatitur për besimtarët e devotshëm në ahiret.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

كَلاَّ بَلْ تُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ وَتَذَرُونَ الآخِرَةَ [القيامة:20، 21]

“Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë). Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin)”. (el-Kijame: 20- 21).

إِنَّ هَؤُلاءِ يُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَاءَهُمْ يَوْمًا ثَقِيلاً [الإنسان:27]

“Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret”. (El-Insan: 27).

بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَالآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَى [الأعلى:16، 17]

“Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme”. (El-A’la: 16- 17).

اشْتَرَوْا بِآيَاتِ اللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلاً فَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِهِ إِنَّهُمْ سَاءَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ [التوبة:9]

“Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan”. (Et-Teube: 9).

Zaten dashuria ndaj dynjasë është koka e çdo të keqeje, andaj nëse i bëjmë një shikim historisë do të shohim se bidatçitë janë kërkues të dynjasë dhe njerëz që i japin përparësi më shumë se të vërtetës.

 

Nëse grumbullohen këto shkaqe, dije se janë duke dominuar shkaqet e fatzisisë dhe shkatërrimit, përpos nëse Allahu i dhuron pendim shpëtues.

Bidatet e para kanë ndodhur në fundin e epokës së sahabeve, radijAllahu anhum, si vërtetim i asaj që ka thënë Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:

((فإنّه مَن يَعِش منكم فسَيرى اختلافًا كثيرًا))[4]

“Kush jeton prej jush do të sheh divergjenca të shumta.

Andaj ata i kanë kundërshtuar dhe u kanë dalë përballë duke sjellë fakte dhe argumente kundra tyre gjersa u larguan dhe u eliminua errësira e tyre dhe ia tërhoqi vërejtjen umetit nga çdo bidat.

Në fundin e epokës së sahabeve, doli në skenë bidati i havarixhëve dhe bidati i kaderive, e pastaj vijuan bidatet tjera devijuese.

Mirëpo Allahu, azze ve xhel-le, në çdo brez i sjell umetit islam princa dhe dijetarë që e fikin zjarrin e fitnes dhe e eliminojnë bidatin. Princat e zmbrapsin bidatin dhe e fikin fitnen me fuqinë e pushtetit, kurse dijetarët me fuqinë e argumentit. Ata kështu i përhapin sunnetet, ua mësojnë njerëzve rregullat e fesë, ua tërhoqën vërejtjen umetit që mos të bie ne ndikim të thirrësve të fitnes, duke pasuar Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili ua tërhiqte vërejtjen njerëzve nga bidatet dhe fitnet duke thënë:

((إنه لم يكن قبلِي نبيٌّ إلاّ كانَ حقًّا عليهِ أن يدلَّ أمّتَه على خَير ما يعلَمه لهم، وينذِرَهم شرَّ ما يَعلمُه لهم، وإنَّ أمّتَكم هذه جُعِل عافِيتُها في أوَّلها، وسيصيبُ آخرَها بَلاء وأمورٌ تنكِرونها، وتجيءُ الفتَنُ فيرقِّق بَعضُها بَعضًا، وتجيء الفِتنَةُ فيقول المؤمن: هذِه مُهلِكَتي، ثم تَنكشِف، وتجيء الفِتنةُ فيقول المؤمنُ: هذهِ هذِه، فمَن أَحبَّ أن يُزَحزَح عن النّارِ ويُدخلَ الجنّة فلْتأتِه منيّتُه وهو يؤمِن بالله واليومِ الآخِر، وليأتِ إلى النّاس الّذي يحِبّ أن يُؤتَى إليه، ومَن بَايعَ إمامًا فأعطَاه صَفقَةَ يدِه وثمرَةَ قلبِه فليطِعه إن استطَاعَ، فإن جاءَ آخرُ ينازِعُه فاضرِبوا عُنقَ الآخَر)) رواه مسلم من حديث عبد الله بن عمرو رضي الله عنهما.

“Secili pejgamber që ka qenë para meje e ka patë obligim që ta udhëzojë umetin e tij drejt të mirës që e di ai dhe tua tërhjek vërejtjen nga e keqja të cilën e di ai. Umeti juaj në fillim e ka shpëtimin dhe shëndetin, kurse fundi do të përjeton bela dhe gjëra që do ti mohoni. Do të vijnë fitnet dhe do të zbusin njëra tjetrën. Do të vijë fitneja, kurse besimtari do të thotë: këtu është shkatërrimi im, mirëpo ajo do të kalojë. Do të vijë fitneja tjetër, e do të thotë: kjo është ajo. Ai që dëshiron të shpëton nga zjarri dhe të hyjë në xhennet kur ti vije vdekja le të beson në Allahun dhe ditën e mbrëmë dhe le tu bën njerëzve atë që dëshiron t’ia bëjnë njerëzit atij. Ai që i jep besëlidhje imamit duke ia dhënë dorën dhe frytin e zemrës, le ta respekton me aq sa ka mundësi, e nëse vjen dikush tjetër ti kundërvihet në pushtet goditjani kokën këtij të dytit”. (Muslimi).

Muadh ibën Xhebeli, radijAllahu anhu, thotë:

(إنَّ وَراءَكم فِتنًا يكثُر فيها المال، ويُفتَح فيها القرآنُ حتى يأخذَه المؤمِنُ والمنافِق والرّجلُ والمرأة والعَبد والحرّ والصّغِير والكَبير، فيوشِك قَائلٌ أن يقولَ: ما للنّاسِ لا يتَّبعوني وقد قرَأتُ القرآنَ؟! وما هم بمتَّبعِيَّ حتى أبتَدِعَ لهم غيرَه، فإيّاكم وما ابتَدَع، فإنما ابتدَعَ ضلالةٌ) رواه أبو داود[6].

“Pas jush do të ketë sprova. Do të shtohet pasuria dhe do të hapet Kur’ani që të merr nga ai edhe besimtari edhe munafiku, edhe burri edhe gruaja, edhe i liri edhe skllavi, edhe i vogli edhe i madhi. Ndoshta dikush do të thotë: pse nuk më pasojnë njerëzit, kurse unë e kam lexuar Kur’anin?! Ata nuk do të më pasojnë derisa nuk u shpiku ndonjë gjë. Ruajuni nga ajo që do ta shpikë, sepse ajo që do të shpikë është devijim”. (Sahih, Ebu Davudi).

Ebu Musa El-Eshariu, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((مَن حمَل علينا السّلاحَ فليس منَّا)) رواه البخاريّ ومسلم

“Kush bartë armë kundër nesh ai nuk është prej nesh”. (Buhariu dhe Muslimi).

Abdullah ibën Mesudi, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((سِبابُ المسلم فُسوق، وقِتاله كفرٌ)) رواه البخاري ومسلم.

“Sharja e muslimanit është fisk, kurse vrasja e tij është kufër”. (Buhariu dhe Muslimi).

Musliman të nderuar!

Disa njerëz nuk mund të durojnë në begatitë e Allahut edhe i lufton ato me veprat e tija, mërzitet prej tyre pse i vijnë pa ndalë dhe pse nuk i kupton, andaj e dëmton edhe veten edhe tjerët.

Allahu, azze ve xhel-le, thotë:

أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا حَرَمًا آمِنًا وَيُتَخَطَّفُ النَّاسُ مِنْ حَوْلِهِمْ أَفَبِالْبَاطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَةِ اللَّهِ يَكْفُرُونَ [العنكبوت:67].

“A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e Allahut i përbuzin?”. (El-Ankebut: 67).

 

Siguria është begati dhe dhunti shumë e madhe nga Allahu, subhanehu ve teala. siguria i sjell shumë interesa të fesë dhe të dynjasë, andaj duhet falënderuar Allahun, për te, duhet adhuruar Allahun në hijen e kësaj begatie.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَذَا البَيْتِ الَّذِي أَطْعَمَهُم مِّن جُوعٍ وَآمَنَهُم مِّنْ خَوْفٍ [قريش:3، 4]

“Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!”. (Kurejsh: 3-4).

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِن شَكَرْتُمْ لأَزِيدَنَّكُمْ وَلَئِن كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٌ [إبراهيم:7]

“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”. (Ibrahim: 7).

Abdullah ibën Muhsin El-Ensariu, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((مَن أصبَح منكم آمِنًا في سِربِه مُعافًى في جسدِه عِنده قوتُ يومِه فكأنما حِيزَت له الدنيا)) رواه الترمذي

“Kush gdhin i sigurt në vendqëndrimin e tij, me shëndet në trup dhe ka kafshatën e ditës, është sikur të ketë tërë dynjanë”. (Hasen, Tirmidhiu).

Talha ibën Ubejdullahu, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur e shihte hënën e re lutej duke thënë:

((اللّهمَّ أهِلَّه علينَا بالأمن والإيمان والسلامةِ والإسلامِ، ربِّي وربُّك الله)) رواه الترمذي.

“Allahu im na e sjell me siguri dhe besim, shëndet dhe paqe. Zoti im dhe i yti është Allahu”. (Sahih, Tirmidhiu).

Le të kenë frikë Allahun ata njerëz që janë shkëputur nga xhemati i muslimanëve dhe përgjegjësit e tyre, le të mendojnë mbi veprimet e tyre shkatërruese dhe rrënuese, me të cilat kanë prishur imazhin e Islamit, kurse feja distancohet prej kësaj gjëje, sepse këto veprime sjellin ose vrasjen e atij që luan me sigurinë, kurse Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَلاَ تَقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا [النساء:29، 30]

“… dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, Allahu është i mëshirshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është lehtë për Allahun”. (En-Nisa: 29- 30).

Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((من تردَّى من جَبلٍ فقتل نَفسَه فهو في نار جهنّم يتردَّى فيها خالدًا مخلَّدًا فيها أبدًا، ومَن تحسَّى سُمًّا فقتل نفسَه فسمّه يتحسَّاه بيدِه في نارِ جهنّم خالدًا مخلّدًا فيها أبدًا، ومَن قتَل نفسَه بحديدَة فحديدتُه في يدِه يتوجَّأ بها في بطنِه في نار جهنّم خالدًا مخلَّدًا فيها أبدًا)) رواه البخاري ومسلم

“Ai që hedhet nga kodra dhe e vret veten do të qëndron në zjarr të xhehenemit përgjithmonë. Ai që pi helm dhe e vret veten, do të pi helm me dorën e tij përgjithmonë në xhehenem dhe ai që e vret veten me hekur, do të shpërthen me atë hekur barkun e tij përgjithmonë në zjarrin e xhehenemit”. (Buhariu dhe Muslimi).

 

Ose vrasje të ndonjë civili apo njeri musliman me qëndrim, apo polic, kurse Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

 

وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا [النساء:93]

 

“Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh”. (En-Nisa: 93).

Burejde, radijAllahu anhu, merfuan thotë:

(قتلُ المؤمنِ أعظمُ عند الله من زوالِ الدّنيا) رواه النسائي

“Vrasja e një besimtari është më e madhe te Allahu se shkatërrimi i dynjasë”. (Sahih, Nesaiu).

Ebu Hurejre dhe Ebu Seid, radijAllahu anhuma, tregojnë se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((لو أنَّ أهلَ السّماءِ وأهلَ الأرض اشترَكوا في دمِ مؤمنٍ لأكبَّهم الله في النار)) رواه الترمذي

“Poqëse banorët e qiejve dhe tokës participojnë në gjakun e një besimtari, të gjith Allahu do ti hidhte në zjar”. (Sahih, Tirmidhiu).

Vepra e tyre mund të jetë edhe vrasje e ndonjë jomuslimani i cili ka hyrë me garanci dhe gjakun dhe pasurinë e tij e ruan Islami, andaj edhe e ka ndaluar zullumin ndaj tij dhe keqtrajtimin e tij. Veprimi i tyre është edhe shkatërrim i pasurisë së njerëzve apo pasurisë publike, është trishtim i njerëzve dhe përhapje e josigurisë dhe frikës në shoqëri, kurse tërë këto janë errësira një mbi një dhe shumë mëkate të mëdha, nëse i analizon njeriu, vetëm një do ti mjaftonte që të ikë prej tyre dhe të largohet nga ky devijim ideologjik.

Habitemi se si i kanë sjellur këta njerëz shejtanët njerëz dhe xhin në këtë gjendje që prishjen ta konsiderojnë përmirësim, kurse përmirësimin prishje, të keqen të mirë dhe të kotën të vërtetë, e të veprojnë vepra të banorëve të zjarrit, Allahu na ruajt.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

 

وَمَن يُرِدِ اللَّهُ فِتْنَتَهُ فَلَن تَمْلِكَ لَهُ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا [المائدة:41].

“…Po atë që Allahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh)…”. (El-Maide: 41).

Na forcoftë Allahu në rrugën e drejtë, na dhuroftë bekim Allahu me Kur’anin Fisnik, na dhuroftë dobi me argumentet dhe përkujtimin e urtë, na dhuroftë dobi me udhëzimin e zotërisë së pejgamberëve. E them këtë fjalë dhe kërkoj falje te Allahu për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët nga çdo mëkat, edhe ju kërkoni falje, sepse Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.

– ll –

E falëndrojmë Allahun që është Krenar dhe Dhurues, Falës i mëkateve, Pranues i pendimit dhe që dënon rreptë. Atë e lavdëroj dhe falënderoj, te Ai pendohem dhe kërkoj falje. Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet përpos Allahut, i cili është Një dhe pa ortak. Atij i mbështetem dhe te Ai është kthimi im. Dëshmoj se zotëria dhe pejgamberi ynë, Muhammedi, është rob dhe i dërguar i Allahut, të cilin Allahu e ka dalluar me Librin më të mirë. Allahu im bekoje dhe përshëndete robin dhe të dërguarin Tënd, familjen dhe shokët e tij.

Keni frikë Allahun dhe Ate respektone:

وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَى [البقرة:197]

“…Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria,…”. (El-Bekare: 197). Kapuni për litarin e pakëputur të Islamit.

Robër të Allahut!

Bidatet janë ato që ia dëmtojnë fenë muslimanit ashtu sikurse ia dëmtojnë fenë edhe nepsi e i shtresohen mbi zemër haramet dhe epshet derisa ti fiket drita e besimit.

Allahu, tebareke ve teala, thotë:

فَخَلَفَ مِنْ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا [مريم:59].

“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja)”. (Merjem: 59).

Kënaqësitë e ndaluara veprojnë në zemër sikur helmet në trup, andaj kujdes, vëlla musliman, nga mashtrimet e shejtanit, sepse ai depërton nëpërmjet dyerve të dyshimeve dhe epsheve, andaj kapu për durimin përballë epsheve dhe me bindje përballë dyshimeve.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَجَعَلْنَا مِنْهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا لَمَّا صَبَرُوا وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يُوقِنُونَ [السجدة:24]

“Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur”. (Es-Sexhde: 24).

فَاصْبِرْ إِنَّ العَاقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ [هود:49].

“…Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit”. (Hud: 49).

Vëlla musliman kapu për xhematin e muslimanëve, sepse Dora e Allahut është me xhematin, kurse ujku e han delen që ndahet nga kopeja, e shejtani është ujku i njeriut.

Irbad ibën Sarije, radijAllahu anhu, thotë:

وَعَظنا رسول الله مَوعظةً وجلَت منها القلوب وذرَفت منها العيونُ، فقلنا: يا رسول الله، كأنها موعِظَة مودِّع فأوصِنا، قال: ((أوصيكم بتقوَى الله، والسمع والطاعة وإن تأمَّر عليكم عبدٌ، فإنّه من يعِش منكم فسيرى اختلافًا كثيرًا، فعَليكم بسنّتي وسنّةِ الخلفاء الرّاشِدين المهديّين، عضّوا عليها بالنواجِذ، وإيّاكم ومحدثاتِ الأمور، فإنَّ كلَّ بدعةٍ ضَلالَة)) رواه الترمذيّ وأبو داود.

“Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na këshilloi me një këshillë që na i dridhi zemrat dhe na lotuan sytë. I thamë: o i dërguar i Allahut: sikur të jetë kjo këshillë lamtumirës, andaj na porosit. Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha:

“Ju porosis që të keni frikë Allahun dhe të dëgjoni dhe respektoni edhe nëqoftëse bëhet përgjegjës i juaji ndonjë skllav, sepse ai që do të jetoj prej jush do të sheh divergjenca të shumta, andaj kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e halifeve të drejtë dhe të udhëzuar. Kapuni për te me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, kurse çdo bidat është devijim”. (Sahih, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi).

Robër të Allahut!

إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا [الأحزاب:56]

“Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

Kurse Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:

((مَن صلَّى عليَّ صلاةً واحِدَةً صلَّى الله عَليه بها عشرًا)).

“Kush dërgon mbi meje një herë salavate, Allahu dërgon mbi te dhjetë herë”.

Andaj dërgoni salavate dhe selame mbi zotërinë e të parëve dhe të fundit, imamin e pejgamberëve.

اللهمَّ صلِّ على محمّد وعلَى آل محمّد كمَا صلّيت على إبراهيمَ وعلى آل إبراهيم إنّك حميد مجيد، وبارِك على محمّد وعلى آلِ محمّد كما باركتَ على إبرَاهيمَ وعلى آل إبراهيم إنّك حميد مجيد، وسلِّم تسليمًا كثيرًا، اللّهمّ وارضَ عن الصحابةِ أجمعين…

Ali ibën Abdurrahman El-Hudhejfi

Imam dhe hatib në xhaminë e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në Medinë

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit