3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shkaqet e fuqizimit te Sufizmit ne periudhen e fundit te Perandorise Osmane dhe devijimet e tij

Më të lexuarat

Shkeputur prej pjeses se faktoreve qe ndikuan ne renien e Perandorise Osmane prej librit “Ngritja dhe renia e Perandorise Osmane” te nje prej historianeve me te mire bashkekohore, Dr. Muhamed Ali Sallabi.

Dr. Muhamed Ali Sallabi, autori i librit “Ngritja dhe renia e Perandorise Osmane”
Dr. Muhamed Ali Sallabi
Me te vertete devijimi me i madh, i cili ka ndodhur gjate gjithe historise islame ishte shfaqa e sufizmit te devijuar si nje fuqi e organizuar dhe me ndikim ne shoqerine islame e cila kishte bindjen ideologjike dhe adhurime(ibadete) te cilat ishin larg nga mesimi i librit te Allahut dhe sunetit te Pejgamberit a.s . Ketij sufizmi te devijuar, si rezultat i disa faktoreve, iu kthye ndikimi dhe fuqia e tij ne periudhen e fundit te Perandorise Osmane:
1) Gjendja e veshtire ne ate kohe ku jetonte bota islame dhe realiteti i hidhur te cilin e perjetonin muslimanet ne kete periudhe. Perhapja e prapambetjes, padrejtesive, varferise, semundjeve dhe injorances. E tere kjo ndikoi qe njerzit ta perqafojne sufizmin i cili nuk ju dha gje tjeter vetem se nje rregull dhe disa veretje dhe i beri ata te jetojne ne realitet te ri dhe ndryshe nga ai prej te cilit kishin ikur.
2) Vecorite e periudhes se fundit te Perandorise Osmane ishin mungesa e stabilitetit ne fushen e sigurise. Jeta e njerezve merrej per arsyen me te vogel ose nganjehere edhe pa arsye fare. Dhe ne kete ambient te erret dhe gjendje te veshtire sufite arriten te organizojne nje jete te qete dhe te sigurte, larg nga fatkeqesite dhe problemet te cilat ne ate kohe i shkaterronin njerezit. Ne kete periudhe, te varferit ishin me te qete dhe me te lumtur sesa bujqit ne arat e tyre e se tregtaret ne tregun e tyre dhe me te lumtur dhe se prodhuesit ne fabrikat e tyre. Ishin me te sigurte me zbatimin e ligjeve ndaj tyre… Ne te gjitha periudhat e padrejtesive ishin te shpetuar sepse ushtaret i frikesoheshin demit te tyre dhe fuqise se shpirtave te tyre. Besonin se ata me te vertete ishin te lidhur me Allahun. I favorizonin dhe kerkonin kenaqesine e tyre. E tere kjo beri qe disa njerez te ndiqnin kete rruge duke shpresuar permes kesaj kenaqesie dhe qetesine shpirterore.
3) Jeta luksoze e zoterinjve te tarikateve sufite: “… te varferit ne ate kohe i shpetuan presionit dhe veshtiresive te jetes. Nuk perpiqeshin te gjenin ndonje zanat me te cilin do te siguronin ushqimin e tyre. Mirepo u pajtuan te jetojne neper qoshe dhe skaje. Ushqeheshin dhe veshmbatheshin nga lemosha e mireberesve te pasur, me arsyetimin se i ishin perkushtuar permendjes se Allahut, namazit dhe adhurimit ndaj Allahut. Tipari me paradoksal ishte se keta askete, te cilet pretendonin asketizem dhe kenaqesi me nje jete te thjeshte, ishin me te pasur dhe kishin jete me luksoze se bujqit, tregetaret dhe zanatcinjte…”.
4) Dashuria dhe simpatia e osmaneve turq ndaj dervisheve dhe sufinjve: “… turqit e donin sufizmin dhe anonin kah shenjterimi i besimtareve dhe miqesimi i sinqerte me ta…”. Gjate dinastise abasite, sufizmi filloi te perhapej edhe ne shoqerine islame edhe pse ishte shtylle e ndare dhe e izoluar nga shoqeria. Ne dy shekujt e fundit, ne Turqi, nen hijen e Perandorise Osmane, sufizmi u perhap dhe u be vete shoqeria dhe vete feja. Sllogani i cuditshem: “… ai i cili nuk ka shejh, shejhu i tij eshte shejtani!…”, per shumicen derrmuese te popullates u shnderrua si hyrje ne fe dhe koncept i praktikimit te fese. Shume nga sulltanet osmane moren persiper mbikqyerjen e sufizmit. Shfaqen ndaj tyre dashuri dhe simpati. Kur ne pushtet erdhi sulltan Abdulhamidi, ishte koha me e veshtire, ne te cilen pergatiteshin kurthet, telashet dhe veshtiresite per umetin islam. Ato i kishin perfshire te gjitha vendet, kurse nacionalistet propagandonin duke agjituar edhe ne Ligen Islame. Nderkaq, sufite me te gjitha grupet dhe tarikatet e tyre luajten nje rol te madh ne thirrjen e Liges Islame.
Sufizmi u perhap ne te tere boten islame dhe atij nuk i shpetoi as fshat dhe as qytet, pervec Arabise qendrore dhe rrethinave te saj. Pra kjo kohe mund te quhet koha e sufizmit. Ky sufizem i devijuar e pushtoi gjithe boten islame. Ne kete periudhe edhe shume muslimane rane nen ndikimin e tij. Plot dy shekuj, pushteti i sufisteve ishte i madh. Mjafton te ceket ndikimi ne pushtimin e mendjeve te popullates islame, ndonese duhet pasur parasysh se fuqia e ndikimit do te ishte edhe me e madhe kur ato ide do te gezonin mbeshtetje shteterore dhe ndihme nga pushtetaret. Idete sufiste ishin te devijuara. E cmonin papunesine, lejonin lypjen e lemoshes, kenaqeshin me nenshtrimin, krijonin kriza e ndiqnin politika, te cila shpienin ne nencmim. Gjithashtu, teoria e tyre sa i perket marrjes se shkaqeve ishte shume e devijuar. Nencmohej tregtari i cili kohen e tij e kalonte ne tregti, bujku i cili mundin e tij e harxhonte ne ara dhe prodhuesi i cili e shpenzonte mundin ne fabriken e tij. Sipas tyre nuk kishte me te deshtuar se ai i cili udhetonte larg per te kerkuar pasuri, ngase sipas tyre rrizku (furnizimi) e kerkon vete pronarin e tij dhe se furnizimi vjen vete, ndersa i furnizuari ne kerkim te furnizimit te tij eshte i hutuar, sipas tyre me ndaljen e njeres leviz tjetra… Gjithashtu te shume sufij u devijua besimi ne Kada dhe ne Kader, duke e shnderruar ne nje besim negativ, i cili conte ne dekadence.
Njeri nga orientalistet gjermane duke pershkruar gjendjen faktike dhe historike te muslimaneve gjate shekullit te fundit thote “… karakteri i muslimanit eshte ti dorezohet vullnetit dhe deshires se Allahut ne caktimet dhe vendimet e Tij, dhe t’i nenshtrohet Atij me tere qenien dhe pasurine e tij. Ky respekt dhe nenshtrim la dy gjurme te kunderta. Ne gjeneraten e pare te Islamit luajti nje rol te rendesishem ne luftra dhe realizoi fitore te njepasnjeshme, ngase tek ushtaret mbolli shpirtin e sakrifices, ndersa ne periudhen e fundit ishte shkak i ngurtesise e cila mbreteroi ne boten islame dhe e hodhi ate ne prapambetje, duke e izoluar dhe margjinalizuar nga rrjedhat e ngjarjeve botetore.”
Edhe pse ky autor ishte jobesimtar, prape se prape e kuptoi kete realitet: Realitetin dhe dallimin e te besuarit ne Kader, ashtu sic e kuptonin selefite (te paret tane te ndershem) dhe te besuarit keq ne Kader ne baze te kuptimeve te shpikura te gjeneratave te mevonshme te ndikuara nga sufite. Pra fajin nuk e ka Akidja (besimi), por fajin e kane besimtaret qe e devijuan besimin. Kete botekuptim te devijuar te Kadase dhe Kaderit e shfrytezon dhe Napolon Bonoparti. Kur ushtria e tij e pushtoi Egjiptin, ai neper revista dhe gazeta te tij botonte shkrime me ane te te cilave ju kujtonte muslimaneve se pushtimi dhe roberia kane ndodhur me kaderin e Allahut dhe ai i cili tentonte ta kundershtonte pushtimin ishte i njejte sikur ta kundershtonte caktimin e Allahut. Keto botekuptime te sufijve te devijuar fillojne t’i rrenojne themelet e Perandorise Osmane, ndersa bota e krishtere filloi te merrej me shkence dhe me te gjitha sferat e arsimit duke i marre shkaqet per fitore, perparimit dhe zhvillimit. Ajo bente kurthe dhe plane per te shpartalluar Perandorine Osmane, me qellim qe te devijonte mbi boten islame.
Sufite u orientuan nga arti muzikes, kengeve dhe mjeteve muzikore. Qendrimet e tyre ishin te dominuara me daulle, darje etj. Shume prej tyre edhe botekuptimin ndaj Allahut e shoqeronin me keto mjete muzikore: def dhe daulle etj. Ebu Huda Sajadi, i cili ishte njeri i afert me sulltan Abdulhamidin e II dhe njeheresh perkrahes i Liges Islame, theksonte se “… degjimi i muzikes kishte nje rol te rendesishem tek shumica e sufive… Ate qe nuk e ngjall degjimi i muzikes eshte i manget dhe eshte larg nga drita shpirterore dhe ka karakter teper te vrazhde. Ai eshte me budalla se devet, shpezet dhe kafshet e tjera sepse tek te gjithe kafshet ndikohen prej muzikes dhe tingujve me rime… Ne pergjithesi degjimi muzikes sjell fuqi ne zemer, ngre dhe stimulon dashurine, ndersa dashuria stimulon levizjen e gjymtyreve dhe levizjet jo te renditura qe quhen crregullim ose levizje te renditura qe behen me duartrokitje dhe vallezim…”.
Megjithate kjo nuk eshte e keqja e vetme e sufive. Sufive nuk u mjafton vetem degjimi i instrumentave muzikore, muzikes dhe kengeve. Fatkeqesisht, ato i shenderruan ne rite fetare, i konsideruan respekt dhe nenshtrim ndaj Allahut me te cilen zbuten zemrat dhe pastrohen shpirtat.
Ibn Kajimi, Allahu e meshirofte, mese miri e pershkruan gjendjen e tyre me fjalet: “Gjate degjimit ata i ulin zerat e tyre, i nderpresin levizjet e tyre, zemrat e tyre jane te zhytura, te thelluara ne te, rrine te rrekusur si te ishin trup i vetem, lakohen sic tunden te dehurit, kercasin dhe levizin, sic perdridhen ne valle dhe kercim femrat.”
E patjeter qe ato jane te tille, ngase u jane dehur shpirtat dhe kjo dehje eshte me e rrezikshme sesa dehja me gota vere. Ato zemra dridhen jo per Allahun, por per shejtanin. Shpenzojne jo per hire te Allahut por per hire te shejtanit, per t’u shperblyer nga shejtani, derisa dehja mbi ta te ushtroje ndikimin e vet dhe shejtani perfundimisht te arrije synimin qe shpresonte me to. Shejtani i mashtroi me zerin e tij, i pushtoi me ushtaret dhe kuajt e tij dhe ua thumboi zemrat e tyre. Shtimi i peshes se tyre i sherben vetem per ta rrahur token me kembe. Ata jane si gomeret qe sillen verdalle rreth boshtit te tyre, e nganjehere sikurse mizat te cilat vallezojne ne mesin e dhomes. Meshire past kulmi dhe toka nga krisma e kembeve te tyre. E mjere per ato qe ngjasojne me gomeret dhe kafshet e tjera. Sa gezim do te kene armiqte e Islamit me te vete quajturit njerzit e vecante te Islamit. E harxhuan jeten e tyre ne kenaqesi boshe dhe muzike. Fene e tyre e moren si loje e tallje e fyelli i shejtanit eshte me i dashur per ta se degjimi i Kuranit. Nese ndonjeri prej tyre degjon Kuranit prej fillimit deri ne mbarim, ai nuk i le pershtypje fare dhe nuk ia ngjall ndjenjat e tij per dashuri. E kur i kendohet “libri i shejtanit” (muzika) dhe i arrin zeri i tij ne vesh, menjehere aktivizohen ndjenjat nga shpirti i tij. Tere trupi i tij aktivizohet sapo arrin ne kembet e tij, vallezon dhe i rreh shuplakat e tij.
Keshtu ishte jeta e sufive te devijuar. Jete e zhytur ne mashtrim dhe marrezi. Harxhuan kohen dhe jeten e tyre mbas qendrimeve te dhikrit dhe degjimit te muzikes. E tere jeta e tyre sillet rreth ketij dhikri te devijuar. Humbi ibadeti, kerkimi i rriskut, luftes se drejte islame, kerkimi dhe perhapja e diturise, urdherimit per te mire dhe ndalimit nga e keqa. Sipas tyre te gjitha keto ishin gjera te parendesishme te cilat pengonin ne kujtimin dhe permendjen e Allahut. Per kete arsye muslimani nuk duhej te angazhohej me to por duhej ta jetonte jeten e tij me permendjen e Allahut, permes kenges dhe vallezimit, gjithnje ashtu sic mendonin sufite.
Ne boten e sufizmit te devijuar u fut dhe shenjterimi i njerzve te gjalle dhe te vdekur. Atyre u pershkruanin mrekulli dhe cudira. Jetonin ne iluzione dhe imagjinate.
Njerezit i goditi nje dobesi, dhe pamundesi dhe prapambetje, gremina e prapambetjes dhe renies zgjeroi edhe me shume, ndersa ne te njejten kohe, Europa e krishtere shenonte ngritjen ne civilizim material dhe pergatiste ushtrine e saj per te pushtuar tokat ne boten Islame e zhytur ne legjenda, mite, iluzione dhe te mbeshtetur ne mrekulli dhe kiramete te eulijave fallco. Ishte kjo kohe kur ymeti Islam i ndiente pasojat me te medha te dobesise dhe prapambetjes dhe rreth tij, dhe per te pergatiteshin kurthe nga armiqte e shumte. Shume nga njerezit ishin bere te degjueshem ndaj vullnetit te shehlereve te tyre sufiste, te cilet ne umetin islam mbollen nencmim dhe nenshtrim dhe shume poshterime te tjera. Shume tarikate sufite e braktisen luften kunder armiqve. Eulija sipas tradites se tyre ishte cdo joshes, i cmendur dhe mendjelehte dhe padyshim shume prej tyre ishin abuzues te profesionalizuar per mashtrimin e mases (hipnotizues). U shfrytezuan pozitat e larta te tyre, njerzit u futen ne rradhet e tyre, per t’u bere pjese e lidhjes se eulijave per te cilet nuk kishte qortim, pa marre parasysh se cfare benin prej veprave te shemtuara, biles edhe nese haptaz benin marrezira. Shume prej tyre bashkepunonin me xhindet. Ne ambientin e krijuar ishte normale te realizohej me sukses strategjia e armiqve, pushtimi i tokave islame. Sufite bartnin me vete nje det te tere te bindjve te devijuara. Besimi i fundit ne te cilin besonin shumica e tyre ishte besimi ne Uahdetul Uxhud (Panteizmi) dhe Hulul (Inkarnacioni). Keto bindje ata i kultivuan dhe u kujdesen per perhapjen e tyre. Per to u shkruan vellime te tera. Konsideronin se kjo ishte e verteta, e cila u ishte zbuluar vetem atyre, dhe ishte e fshehur per te tjeret.
Librat me te rendesishem nga i merrnin bindjet e tyre ishin “Fususul hikem” dhe “Futuhat mekije” te Ibn Arabiut dhe libra te tjere, te cilat favorizonin besimin e Uahdetul Uxhud (panteizmit-bashkimi krijese me Zotin qenie) dhe Hululit (Inkarcionit-Misherimi Zotit ne krijese). Ky ishte slogani i dijetareve te medhenj sufiste dhe ishte niveli akademik te cilin nuk e arrijne te tjeret, pervec njerzve te vecante dhe dijetareve te zgjedhur prej mesit te tyre.
Fatkeqesisht keto bindje te devijuara moren hov te madh ne mesin e sufive te asaj kohe. Shume prej tyre besonin ne akiden e Uahdetil Uxhud ne hijen e seciles jeta nuk do te kishte mundesi te shkatarrohej dhe as ta kaplonte boten shkatarrimi (Kijameti). Ky besim i mohonte te gjitha fete. Me kete Akide nuk mbetej fe e as lufte e drejte Islame, as armiqesi ne mes muslimanit dhe mushrikut: “Te gjithe jane nje dhe eKzistenca eshte nje, edhe pse dukjet jane te shumta dhe te ndryshme”.
E Lusim Allahun te ruajme fene tone nga botekuptime te tilla.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit