4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Shkaqet e dështimit të kurseve trajnuese në shërbimin ndaj klientit

Më të lexuarat

Mangësia në nivelin e trajnimit

Ku vihet re se shumica e kompanive shpenzoj në për tri gjëra:

a) Marketing

b) Trajnim

c) Pakësimin e numrit të punëtorëve

Në rastin e mangësisë së trajnimit, nuk ekziston njohuria për të rejat e fundit, dhe kur kjo shoqërohet edhe nga numri i vogël i punonjësve ose i nëpunësve, atëherë kjo gjë do të bëjë që kompania të mbyllet patjetër.

Kur shikojmë restorantet japoneze, vërejmë se një person merr porosinë, një tjetër sjell pjatën, dhe një tjetër bën llogarinë. Kur shikojmë atë çfarë ndodh në vendet tona zakonisht, shikojmë se një person i vetëm i bën të gjitha këto gjëra, dhe kjo është gabim. Ne në vendet tona, nuk e llogaritim prodhimin e secilit prej tyre, sepse nëse te ti punojnë më shumë se një person, ti do të mund t’u shërbesh më shumë klientëve në të njëjtën kohë, dhe si rrjedhojë, puna do të ecë më rrjedhshëm, dhe pa humbur shumë kohë. E kundërta ndodh me atë që mbështetet vetëm te një person, ku vërejmë se ka shumë kohë edhe mund të shkuar dëm, dhe si rrjedhojë, ai i humbet klientët, pasi nuk ua plotëson dëshirat e tyre në mënyrë të shpejtë. Prandaj vërejmë se produktiviteti i japonezëve është më i lartë se i yni me 82 herë, pasi ne këtu nuk mendojmë për produktivitetin por për pagën e punëtorit, dhe nuk shikojmë te klienti që do ta humbasim.

Kompania Doughnut Express në Kanada, përfaqëson një biznes që prodhon donuts (lloj petulle). Qysh më përpara se të hapej, kompania

shpërndau rreth 20 mijë copë produkte te të rinjtë dhe gratë nëpër vend, pastaj si kompani, ajo i hapi dyert e saj pas gjashtë muajsh, vetëm pasi i bënë njerëzit ta kërkonin produktin e tyre dhe të mësonin për burimin e këtij produkti. Kur kompania u hap, tashmë shumë klientë e njihnin këtë produkt të ri dhe dëshironin ta blinin. Njerëzit rrinin në radhë, por punonjësit dilnin dhe shpërndanin te secili që priste, në mënyrë që të mos mërziteshin e të iknin, dhe që të mos e humbnin asnjë klient… ose kur blije, ata të jepnin ndonjë më tepër, e gjëra të tilla që e afrojnë klientin.

Çdo shërbim i mirë, e bën klientin ta dojë shumë e më shumë produktin, të mos e lërë vendin, por të blejë edhe më shumë prej aty. Madje në këtë rast, ai u tregon edhe të tjerëve për këtë vend.

Dr. Ibrahim el-Fekij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit