2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shkalla e vdekjeve në Francë dhe Itali po bie

Më të lexuarat

Dy nga vendet evropiane të prekura më keq nga pandemia, Italia dhe Franca,  kanë raportuar një ulje të numrit ditor të vdekjeve të lidhura me Covid-19

Shifra e fundit nga Italia është 431 – më e ulta në më shumë se tre javë.

Zyrtarët thonë se kriza ka arritur kulmin.

Franca ka regjistruar një rënie të vogël në numrin e të vdekurve .

U tha të dielën kishte 315 vdekje në spital në 24 orët e kaluara, krahasuar me 345 një ditë më parë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë Spanja ka parë një rritje të vdekjeve të përditshme të lidhura me Covid-19, në pak më shumë se 600.

Qeveria paralajmëroi se mund të ketë ende kohë të vështira përpara, edhe pse numri i infeksioneve të reja vazhdon të ngadalësohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit