0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shkaku i fillimit të kërkimit të dijes nga Ibën Hazmi (Allahu e mëshiroftë!)

Më të lexuarat

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Prandaj ti je shumë i nevojshëm për të mësuar legjislacionin islam me qëllim që të largosh injorancën nga vetvetja. Përmendet se shkaku i fillimit të kërkimit të dijes nga Ibën Hazmi (Allahu e mëshiroftë!) u bë kur një ditë prej ditësh ai u fut në xhami, jo në kohën kur ndalohet falja e namazit, dhe ul duke mos i falur dy rekate përshëndjetje për xhaminë (tehijetul-mesxhid). Dikush prej atyre që gjendej në xhami i tha atij: Ngrihu e fali dy rekate. Ai u ngrit dhe i fali dy rekate (tehijetul-mesxhid).

Herën tjetër u fut në xhami pas namazit të ikindisë dhe filloi të falte dy rekate përshëndje për xhaminë. Njerëzit që gjendeshin në xhami e ndaluan nga falja e dy rekateve duke i thënë: Mos i fal këto dy rekate në kohët ku ndalohet falja e namazit.

Ai tha: “SubnhanAllah! Nëse ulem thonë ngrihu e falu dhe kur falem më thonë ulu mos u fal! Prandaj unë jam shumë i nevojshëm për dije (për të mësuar).”

Për shkak të kësaj që i ndodhi ia filloi të kërkojë dijen dhe pozita e tij që arriti në dije është e njohur nga shumica e të pranishmëve.

Kështu që, nëse ndalimi për mos t’u falur ka të bëjë namazin vullnetar për të cilin ka shkak, fjala më e saktë në këtë çështje është se lejohet falja dhe se ndalimi ka të bëjë me faljen e atij namazi që nuk ka shkak./ibnuthejmin.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit