-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shitjet e kompjuterëve pësojnë rënie

Më të lexuarat

Kompjuterat kanë depërtuar në çdo askpekt të jetës tonë, por kjo nuk do të thotë që ata s’mund të kenë vështirë në shitje. Raportet e fundit që vijnë nga firma e hulumtimit Gartner tregojnë se shitjet botërore të kompjuterëve kanë ngecur gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Raportet e Gartner bëjnë të ditur se çerekun e dytë të 2012, numri total i shitjeve të kompjuterëve në të gjithë botën arriti shifrën 87.5 milionë njësi. Ky numër është ulur vetëm më 0.1% nga viti ne vit, gjë e cila nuk është shumë faktor shqetësues.

Q2 2012 gjithashtu tregoi së është çereku i shtatë rradhazi që shitjet botërore të kompjuterëve nuk kanë shënuar ngritje, madje qoftë edhe një shifrore. Edhe në ShBA shitjet kanë pësuar rënie, duke u ulur me 5.7% ose 15.9 milionë njësi.

Konsumatorët nuk janë të interesuar në shitjet e kompjuterëve

Analistja kryesore e Gartner, Mikako Kitagawa, tha se shitjet e kompjuterëve po ngadalësohet për faktin e thjeshtë se njerëzit nuk janë më të interesuar për to.

“Pasiguaria ekonomike në rajon, dhe përdorimi gjithnjë në rënie i kompjuterëve janë disa nga faktorët kyç që ndikuan në uljen e ritmit të blerjes së tyre”, tha Mikako.

Kitagawa tha se segmenti i ultrabookëve, i cili është në rritje, është ende në fazat e tij fillestare. “Konsumatorët janë më pak të interesuar të shpenzojnë për kompjuterë pasi ka edhe pajisje tjera teknologjike si smartfonët dhe tabletët.”

HP vazhdon të jetë lider në tregun e kompjuterëve, duke zotëruar shifrën prej 14.9% në shkallë botërore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit