Pyetje: çfarë gjykimi ka për shitjen te dera e xhamisë, sidomos para dhe pas
namazit të xhumasë, sepse ka njerëz që shesin derisa nis hutbja dhe pastaj
hyjnë në xhami?
Po, nëse ky mall që shitet është misvak apo parfum çfarë gjykimi ka?
Përgjigje: Shitja te dera e xhamisë, jashtë saj, është e lejuar nëse bëhet para
ezanit të dytë, por nuk lejohet pas ezanit të dytë, sepse Allahu i Lartësuar e
ka ndaluar këtë në thënien e Tij: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur)
namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun
dhe pezulloni tregtinë!” (Xhuma: 9)
Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageI
D=4649&back=true