1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shitja me këste e praktikuar në disa banka

Më të lexuarat

Shitja me këste e praktikuar në disa banka

Shejh Jusuf bin Abdullah el Shbili

Shitja me këste do të thotë shitje e një malli me një një çmim të vonuar që është më i madh se çmimi i tanishëm i mallit, i cili paguhet pjesë-pjesë me vlerë të njohur (përcaktuar më parë) dhe në periudha kohe të përcaktuara. Si p.sh. nëse një makinë e ka çmimin aktual 40000 rijal, atëherë dikush mund ta blejë atë me 50000 rijal duke e paguar me këste, p.sh. duke paguar çdo muaj nga 1000.

Shitja me këstë është e lejuar, por me kushte, me argument fjalën e Allahut të Lartësuar: “O ju që keni besuar! Nëse merrni dhe jepni një borxh deri në një afat të caktuar, atëherë shkruheni atë.” Ky ajet është i përgjithshëm dhe përfshin të gjitha marrëveshjet debidore, ndër to edhe shitjen me këste.

Që shitja me këste të jetë e saktë nevojitet plotësimi i katër kushteve:

1- Malli nuk duhet të jetë flori apo argjënd ose diçka që gëzon të njëjtën dispozitë me to që mund të përdoret si vlerë (siç janë paratë). Në këtë rast nuk lejohet të shitet floriri me këste, për arsye se Islami ka kushtëzuar që shkëmbimi i floririt me paratë të bëhet dorë më dorë në çast.

2- Duhet që malli të jetë në pronësinë e shitësit në kohën kur bëhet marrëveshja. Si rrjedhojë nuk lejohet që një mall të shitet përpara se të hyjë në pronësinë e tij, që më pas të shkojë ta blejë dhe t’ia dorëzojë blerësit.

3- Malli duhet të jetë në duart e shitësit. Si rrjedhojë nuk lejohet që të shesë një mall që e ka blerë, por që ende nuk e ka në dorë.

4- Shitësi nuk duhet t’i kushtëzojë blerësit rritjen e çmimit nëse ai vonohet në pagesën e kësteve në kohën e përcaktuar, sepse kjo është kamatë, që në një mënyrë tjetër është njësoj sikur shitësi të thotë: “Paguaj një kamatë-vonëse për çdo këst që do të vonosh.”

Një ndër format e përhapura të shitjet me këste nëpër banka është edhe shitja me fitim të deklararuar për blerësin që ka premtuar se do ta kthyejë blerjen, që do të thotë se banka e blen mallim me para sipas kërkses së konsumatorit dhe pastaj ia shet atij me këste me një fitim të deklaruar. Pra nëse një person dëshiron të blejë një makinë me një çmim prej 50000 rijalësh dhe kërkon prej bankës që t’ia blejë atij makinën dhe duke premtuar se nëse banka e fut mallin në pronësinë e saj, atëherë ai do ta blejë makinën prej bankës pas një periudhë me çmimin e makinë plus 10 përqind fitim për bankën, pra me një vlerë prej 55000 rijalë, të cilat do t’ia paguajë me këste për dy vjet.

Ndonjëherë malli është konkretisht i përcaktuar, si p.sh. nëse blerësi i thotë bankës më blej filan shtëpi ose filan makinë ose filan aksion dhe pastaj unë do ta blej prej jush. Ndërsa ndonjëherë malli është i paparcaktuar, si p.sh. nëse blerësi thotë më bleni një makinë me këto karakteristika ose hekur me këto karakteristika dhe pastaj unë do ta blej prej jush.

Kjo shitblerje është e saktë nëse plotësohen kushtet. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën.”

Që kjo shtiblerje të jetë e saktë kushtëzohen katër kushtet e lartëpërmedura të pagesës me këste, për këtë arsye nuk i lejohet bankës, që në këtë rast është shitësi, që t’ia shesë mallin një klienti deri në momentin që ai mall futet në pronësinë e saj në mënyrë reale dhe jo fiktive dhe derisa ta ketë në dorë atë sipas normave të legjilacionit islam, mënyrë që malli të përfshihet në garancinë e bankës. Argument për këtë është hadithi që përcillet nga Hakim bin Hizami r.a. që thotë: “Thashë: “O i dërguari i Allahut! Ndonjëherë më vjen ndonjë burrë dhe më pyet nëse kam gjë për të shitur, por unë nuk kam gjë për të shitur, pastaj unë shkoj dhe e blej mallin nga tregu.” I dërguari i Allahut a..s tha: “Mos shit diçka që nuk e ke.” Po prej tij përcillet se i dërguari i Allahut a.s. i ka thënë: “I biri i vëllait tim! Nëse blen diçka, mos e shit derisa ta kesh në dorë.”

Kushteve të mësipërme i shtohet një kusht tjetër, që është se premtimi të mos jetë i detyrueshëm për asnjë palë, madje e drejta e zgjidhjes (prishjes) së shitblerjes i përket të dyja palëve. Në këtë mënyrë, nëse banka blen një mall sipas kërkesës së klientit, bankës i takon e drejta që t’ia shesë këtij klienti ose dikujt tjetër. Po ashtu, edhe blerësit i takon e drejta që ta blejë mallin ose të tërhiqert nga blerja e tij, për arsye se detyrmi për të blerë apo për të shitur diçka bie ndesh me zgjedhjen e lirë (pranimin) në marrëveshje, gjë e cila është një kusht i domozdoshëm për saktësinë e marrëveshjes së shit-blerjes.

Disa nga veprimet e gabuara që bëjnë bankat janë:

1- Disa banka i marrin klientit kapar në këmbim të mbajtjes së premtimit që ka bërë për blerjen dhe kur banka blen një mall dhe pastaj krlienti tërhiqet nga blerja, ajo nuk ia kthen kaparin. Kjo është e ndaluar dhe bën pjesë në ngrënien e pasurisë padrejtësisht.

2- Disa banka i japin klientit prokurë për blerje dhe marrje të mallit. P.sh. nëse një klient dëshiron të blejë një makinë me vlerë 80000 rijalë, banka i jep një çek me këtë vlerë dhe i jep prokurë që ta blejë makinën nga salloni i makinave dhe ta marrë atë prej aty. Në të njëjtën kohë banka i ngarkon klientit pagesën prej 90000 rijalë si pagesë e makinës me afat. Ky veprim konsiderohet hile për të marrë kamatë, për arsye se marrja e makinës në pronësinë e bankës është fiktive (figurative), por në të vërtetë banka i ka dhënë borxh (kredi) klientit 80000 në mënyrë që ai të kthejë 90000 dhe ky është borxh me kamatë.

3- Disa banka e shesin mallin përpara se ai t’ju bjerë në dorë ligjërisht. P.sh. nëse një bankë blen një aksion në bursë me kërkesën e një klienti dhe pasta ia shet aksionin atij përpara se aksioni të regjistrohet në portofolin e saj të aksioneve, kjo nuk lejohet, për arsye se realisht aksionet hyjnë në pronësi vetëm nëse regjistrohen më parë në portofolin e investimeve.

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit