3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Shitësi i akullit – Hoxhë Bekir Halimi (video)

Më të lexuarat

Shitësi i akullit

 

U rrita shpejt. I mbusha 20 vjet sipas kalendarit hixhri. Shpejtësia sipas të cilës ikin ditët dhe javët është shumë e madhe. Krejt këto vite kaluan si një ëndërr. Krejt këto vite kaluan sikur të ishte vetëm një vit. Subhanallah! Mu kujtua tregimi i shitësit të akullit!

Imam Ibën Xheuziu, në librin e tij të mrekullueshëm “El-Mud’hish” na tregon tregimin e një njeriut, i cili shiste akull edhe vazhdimisht në treg bërtiste e thoshte: “mëshirone atë që i shkrihet kapitali”!

Një besimtari i devotshëm nga brezat e artë të islamit thoshte: njëzet vjet kam lexuar suren El-Asër edhe nuk e kuptoja domethënien e kësaj sure. Mendoja si ka mundësi që në origjin njeriu të jetë humbësi, fakt të cilin Allahu në këtë sure e përforcon me të gjitha pjesëzat gjuhësore të përforcimit dhe më pas bën përjashtim nga kjo humbje dhe u jep shpëtimin atyre që i kanë katër cilësi: besimin, veprat e mira, porosisin në të vërtetë dhe porosisin në durim?

Deri sa një ditë e dëgjova një shitës të akullit i cili duke shitur mallin e tij bërtiste dhe kërkonte solidaritetin e njerëzve duke thënë: “mëshirone atë që i shkrihet kapitali”.

Krejt kjo sepse akulli është ujë i ngrirë. Pika e ujit që shkrihet nuk kthehet më.

Këtu kuptova se ky është kuptimi i betimit të Allahut në suren El-Asër!

Pra, kapitali yt në jetën tënde është ymri yt!

Momenti që të ik nga jeta jote nuk të kthehet më.

Secilit prej nesh i shkrihet kapitali kryesor.

Andaj, kujdesuni për kapitalin tuaj, i cili është koha në të cilin jetoni, para se t’ju skadon afati e t’ju vjen exheli.

Allahu u dhashtë jetë të gjatë të mbushur me vepra të mira!

Kujdes nga ata që ua vjedhin kapitalin dhe secili prej nesh e di se çka ja vjedh kapitalin e tij.

Mos e humb asnjë çast nga kapitali yt duke mos qenë në përmendje të Allahut apo duke zbatuar urdhërat e Allahut apo urdhërat e Pejgamberit, ﷺ.

Allahu na dhashtë bereqet në kohë, mëshirë në jetë dhe fund të mirë në këtë dynja!

Kalofshi çaste të mira në adhurime ndaj Allahut!

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit