-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Shisha baret e rrezikshme për kancer, në Prishtinë frekuentohen nga të miturit

Më të lexuarat

Është vetëm 11-vjeç dhe është përdorues i shishave, kjo për shkak të mungesës së kontrollit nga prindërit, dhe mitit të përhapur se shisha nuk është e dëmshme.

Erisi është vetëm njëri në mesin e plotë të rinjve, të cilët e kanë normalizuar pafundësisht përdorimin e shishes, duke mos i menduar fare dëmet që i sjellë organizmit të njeriut.

Shisha është një dukuri që ka nisur të vërehet shumë tek të rinjtë, kështu duke u bërë pjesë e jetës së tyre. Përhapja e saj është duke u rritur ndjeshëm në mesin e adoleshentëve, kjo përshkak të mitit të përhapur se shisha, përveç se më “interesante” por me një tym “të filtruar” ka rritur shumë numrin e përdoruesve të saj.

Por studimi më i ri i cili përfshin 542 artikuj shkencorë zbuloi se në një seance nargjile çlirohet 125 herë më shumë tym, 25 herë më shumë katran, 2.5 herë më shumë nikotinë dhe 10 herë më shumë monoksid karboni sesa cigarja. Edhe pse tymi i shishes kalon nëpër qypin me ujë ajo përsëri nuk arrin të filtrojë tymin nga shumë substanca të dëmshme dhe kancerogjene, monoksidi i karbonit dhe metalet, shkruan Insajderi.

Njëri nga përdoruesit e shishas është Erisi, 11-vjeçar, i cili tregon për Insajderin se si ka ardhur deri tek përdorimi i saj, dhe se si ka kaluar në varësi nga ajo.

Erisi ka thënë se nuk ia ka idenë për demete që mund t’i sjellë përdorimi shishes. Ai e përdor sepse shokët e tij e ftojnë, dhe se kënaqën teksa thithin tymin i saj.

“Un jam njëmbëdhjete vjeç. Shisha ja kam nisë me pi tash bashkë me shokë, pra kur të mblidhemi krejt shokët shkojmë me ndonjë lokal për me pi shisha. Unë personalisht njoh moshatarë të mi, dhe më të rijnë se unë që dalin shpesh nëpër lokale, organizojnë party edhe pinë shisha, e kur temë ftojnë mu, u bashkëngjitëm edhe un, e këtë e  bëjmë sepse kënaqemi krejt së bashku duke i shiju shijet e ndryshme të shishave, e neve askush nuk na ka thënë se shisha është e dëmshme”, është rrëfyer Erisi.

Edhe tetëmbëdhjetëvjeçari prishtinas është rrëfyer për përdorimin e shishes, duke treguar se kur ishte vetëm 15-vjeç ka filluar të përdorë shisha, kjo përshkak se i jep kënaqësi kur e pi, dhe se argëtohet shumë.

“Unë tani jam 18 vjeç, dhe shisha kam fillu me përdorë kur kam qenë vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, sepse mua më jep kënaqësi, dhe arsye tjetër pse jam përdorues i tyre është sepse argëtohem kur pi. Kryesisht gjatë javës pi dy herë, por që nganjëherë pijë edhe tri herë brenda një jave. E kam mëndu që mundet me qenë e dëmshme për organizmin, por s’ka problem për mu, sepse ajo me sjellë kënaqësi”, ka thënë i riu nga Prishtina, inicialet e të cilit janë D.M, pasi i njëjti ka dashur që emri t’i mbetet anonim.

I riu tjetër, 21-vjeç është rrëfyer mbi përshtypjet që i ka lënë përdorimi e shishes, duke u nisur nga  aroma e saj. Por me të kuptuar për dëmet që i sjellë ajo organizmit, ka thënë se ka filluar ta reduktoj.

“Ka 7 vite që e përdor i shishen. Arsyeja pse kom fillu ka qenë diçka e re që më ka lënë përshtypje dhe aroma e saj. Në fillim nuk e kom dit që është e dëmshme dhe në atë kohë pata filluar ta konsumoj në masë të madhe, dhe pas disa kohe kur pata kuptu që është e dëmshme kam fillu ta reduktoj në masë të madhe por nuk është se e kam lënë përfundimisht vazhdoj ende ta konsumoj”, ka thënë ai.

21-vjeçari ka thënë se edhe më parë ka pas raste kur i ka pi brenda ditës deri në 12 shisha, ai ka shtuar se nuk është i varur prej saj, dhe se mund të qëndroj pa deri në një muaj.

“Un absolutisht mund të qëndroj edhe një muaj pa të po edhe pse kam qenë përdorues i denjë i saj, kur ka pas raste që deri në 12 shishe në ditë i kam pirë. Por mund të rri edhe pa pi fare sepse nuk është se jam i varur prej saj.  E di qe ka efekte anësore dhe disa sëmundje aq sa kam lexuar neper portale tona dhe te huaja”, ka thënë D.R.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit