Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë të gjithë vendin. Sakaq, në disa zona raportohet për mungesë të energjisë elektrike.
Në Pukë është shembur çatia e spitalit. Fatmirësish nuk ka persona të dëmtuar, por është shkatërruar një linjë elektrike. Dhjetëra banesa janë pa energji.
Nga ana tjetër në Gjirokastër ditën e nesërme për shkak të motit të keq do të pezullohet mësimi të gjitha shkollat 9-vjeçare.
Ky vendim është marrë nga Emergjencat Civile të qarkut Gjirokastër./syri