Vajzën time dua ta edukoj ta dojë librin, romanet, lektyrat por një të lëshuar Tv-në ajo sheh se në krye të vendit e në qendër të vëmendjes është një femër gjysëm e çveshur që i duarëtrokitet vazhdimisht, e që ndoshta dy fjalë sdin ti lidhë saktë e mirë!
Ndodh që mu ajo që dëgjohet nga bija ime dhe e ytja, ska të lexuar asnjë libër madje, të madhe e ka bërë fama e mediat që luftojnë për klikime dhe autoritet.
Çudi si erdhëm në këtë gjendje që bajrakun në dorë e mban gjithkush!
Ajo zonja aty flet për buzë të fryera, sdi sa herë detyrohet ta ngrejë vjerësen e xhaketës (sikur të ishte në plazhë) sepse i duket gjoksi aq hapur, flet për iks gjëra të kota të cilat nuk rrisin asnjë vlerë, pos që rrëzojnë tek koka e sajë edhe ate që ke ndërtuar ti si prind!
Ditë e më shumë po shuhet virtyti më i bukur, morali dhe turpi.
Në kohën kur bijat tona duhet ta njohin Zotin, ta dinë sportin, notin, të krijojnë poezi, ta njohin artin, ato kanë shoqe dhe moshatare të cilat ecin me take të larta, me buzë pak të lyera, flasin për artiste si ajo e lartëpërmendura e që nënkupton se ajo po rritet me një stil shumë ndryshe nga ai që do duhej të ishte!
Skanë thënë kotë të moçmit: ” Shih rrushi rrushi e pjeku”!
I dëgjon fëmijët duke thënë ehh filani iphone 14, filanja kshtu e ashtu!
Pak flitet se një mxënës kishte arritur këtë sukses!
Mos harrojmë, fëmijët nuk i edukon vetëm prindi, por faktorët e jashtëm madje kanë ndikim të madh, sepse ajo dëshiron të duket si shoqet, me po të njejtat ide, e nëse është ndryshe mund të privohet nga shoqëria.
Ndaj duhet të bëjmë kujdes të madh se në mbrëmjen e pasdarkës çka shiqojmë në Tv, në celulare, sepse fëmijët përthithin sikur sungjeri që thith ujin.
Të përpiqemi e të kujdesemi bashkë çka servojmë si nëna në tavolinën e edukimt.
Të jemi të një zëri sepse: “Me një lule nuk çelë Pranvera”.
Nuk rriten gjenerata të arta me këtë “ushqim”!
Sidoqoftë, unë do përpiqem në këtë rrugëtim të vështirë që vajza ime mos të infektohet me këtë virus, por e di se do e kem shumë më vështirë se nëna ime!
Emine Bajrami