1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Shiat” në qendër të Tetovës hapën Fondacionin për Kulturë dhe Shkencë

Më të lexuarat

Si një zhvillim i mëtejmë i veprimtarisë së Librarisë Dielli, Fondacioni GNOSA u themelua me qëllim promovimin e përshpirtshmërisë së mirëfilltë, dialogut ndërfetar, vlerave morale dhe etike, mendimit filozofik e shkencor dhe, para se të gjithash, studimit objektiv e akademik të Islamit, si hallka e fundit në vargun e mësimeve të shpallura hyjnore.

Krahas botimit të librave nga sferat e mësipërme, Fondacioni GNOSA do të organizojë konferenca, seminare e kurse, si dhe do ta përkrahë hulumtimin akademik e shkencor nëpërmjet bursave për hulumtues të fushave të ndryshme.

Duke përfituar bollshëm nga tradita e ndritur e Ehl-i Bejtit, Fondacioni GNOSA ka për qëllim prezantimin e vlerave më të larta intelektuale dhe shpirtërore të Islamit, duke ruajtur, megjithatë, një botëkuptim pluralist, që është i aftë të ndërveprojë me të gjitha shkollat e tjera të mendimit dhe të japë kontribut në krijimin e individëve të vetëdijesuar, si dhe të një shoqërie të lirë dhe përparimtare.

Të shtunën, më 26 mars 2016, në Tetovë, u bë hapja solemne e Fondacionit për Kulturë dhe Shkencë GNOSA afër shkollës “Liria”. Si një zhvillim i mëtejmë i veprimtarisë së Librarisë Dielli, Fondacioni GNOSA, përveç promovimit të mendimit intelektual islam nëpërmjet botimeve cilësore, synon të organizojë edhe konferenca, seminare dhe kurse nga lëmenj të ndryshëm të diturisë. Mes projekteve të rëndësishme afatgjate të këtij fondacioni është edhe shpërndarja e bursave kërkimore për studiues të fushave të ndryshme relevante.

Në fjalimin e tij përshëndetës para të pranishmive, duke folur mbi misionin e kësaj sipërmarrjeje, drejtori i përgjithshëm Admir Sherifi, tha: “U ndalëm pikërisht tek emri GNOSA, që do të thotë „njohje“, pra njohje e të Vërtetës, e Krijuesit, e Zotit. Ne besojmë se vetëm kjo njohje shpirtërore e zanafillës sonë, vetëm ky afërsim me të Vërtetën e me Krijuesin mund të jenë një prehje dhe shpëtim për shpirtin e trazuar njerëzor, i cili, siç e shpreh shumë bukur edhe Mevlana Rumiu, gjithnjë vajton për shtëpinë nga është shkëputur. Fondacioni GNOSA, qoftë si një sipërmarrje botuese, qoftë si një institut shkencor e kërkimor, i shërben pikërisht këtij qëllimi.”

Si një sipërmarrje që mbështetet fuqimisht në traditën shpirtërore e diturore të Ehl-i Bejtit, Fondacioni GNOSA ka për qëllim promovimin përshpirtshmërisë së mirëfilltë, dialogut ndërfetar, vlerave morale dhe etike, mendimit filozofik e shkencor dhe, para se të gjithash, studimit objektiv dhe akademik të Islamit, si hallka e fundit në vargun e mësimeve të shpallura hyjnore.

Promovim libri & Konferencë shkencore

Ceremonia e hapjes solemne u ndoq nga manifestimi shkencor i mbajtur në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë. Në këtë program shkencor, fillimisht u bë promovimi i librit “Hyrje në botëkuptimin islam” (vëll.1) nga Murtaza Mutahhari, që është botimi i parë i Fondacionit GNOSA. Lidhur me jetën dhe veprën e autorit foli teologu Vullnet Merja, drejtor i Shoqatës Flladi në Tiranë, ndërsa për vlerën e veprës së botuar foli Mr. Amar Imamovic, drejtor i Fondacionit “Bastina Duhovnosti” me seli në Mostar. Pas një pauze të shkurtër, të shoqëruar nga një koktejl i pasur, u mbajt konferenca me titull “Rëndësia e mendimit filozofik në Islam”, ku si folës u shfaqën Mr. Amar Imamovic dhe Mr. Shpëtim Doda, studiues i filozofisë dhe autor.


2903201827ZaNRp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit