1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shiat e Sotëm nuk janë Shia

Më të lexuarat

Shiat[1] e Sotëm nuk janë Shia

Pro. Dr. Nasir bin Abdullah El-Kifari

Nga mënyrat më të këqia që përdoren për humbjen e masave është dhe mashtrimi nëpërmjet termave, praktikë kjo me të cilën e kota paraqitet si e vërtetë, kjo është një mënyrë me të cilën janë shquar Judenjtë që në kohët e hershme, Allahu thotë: “O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?”. Al-Imran: 71.

Mashtrimi njerëzve nëpërmjet termit Shia.

Nga grupacionet që janë shquar më tepër në përdorimin e termave mashtruese janë dhe Rrafidat[2] Ithnasherije[3]dhe nga termat më të njohur që ata kanë përdorur për të mashtruar masat është dhe termi “Shia”, kjo që të bëjnë të mundur promovimin e ideve të tyre duke mashtruar masat të cilat nuk e njohin realitetin e besimit të tyre.

Në fakt kjo ka qënë metodë e tyre e kaherëshme gjë të cilën e ka bërë të ditur Imam Ibnu Hazmi dhe Imam Makrizi[4] dhe kjo për ti bërë njerëzit të mendojnë se ata janë mbështetësit e Aliut Allahu qoftë i kënaqur me të, pasuesit dhe ndihmuesit e tij edhe pse Aliu ishte i pari i cili i kundërshtoi, madje edhe i ndëshkoi ata. Shejhul Islam ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Origjina e kësaj doktrine është prej jomuslimanëve hipokritë të cilët Aliu -prijësi i muslimanëve- Allahu qoftë i kënaqur me të i ndëshkoi gjatë jetës së tij, disa i hodhi në hendeqet me zjarr, ndërsa disa të tjerë kërkoi që të ekzekutoheshin por disa prej tyre i shpëtuan shpatës së tij, ndërsa disa i kërcënoi me sanksione ndëshkimore”[5]

Kuptimi i termit Shia ndër brezin e parë:

Termi dhe epiteti Shia në brezin e parë të muslimanëve nuk përdorej vetëm se sipas kuptimit të tij leksikor, i cili ka kuptimin: “Pasuesit e dikujt dhe dihmësit e tij”. Pra në origjnën e tij termi Shia vjen me kuptimin ndihmë dhe pasim.[6]

Ky kuptim i këtij termi ka qënë i njohur në ngjarjet historike të cilat ndodhën mes të parit të muslimanëve Aliut dhe Muavijes Allahu qoftë i kënaqur me ta në fillimet e Islamit, këtë e dëshmon edhe ajo e cila është regjistruar dhe shënuar në fletën e gjykimit, në të cilin termi Shia është përdorur për të dyja palët si të Aliut ashtu dhe të Muavijes Allahu qoftë i kënaqur me ta, ku thuhet tekstualisht: “Kjo është ajo për të cilën gjykuan Ali bin ebi Talib dhe Muavije bin ebi Sufjan dhe Shiat/pasuesit e tyre”. Po ashtu në të shënohet edhe paragrafi: “Aliu dhe Shiat/pasuesit e tij zgjodhën si gjykatës Abdullah bin Kajs, ndërsa Muavije dhe Shiat/pasuesit e tij zgjodhën Amru bin Asin”. Madje në të gjenden edhe paragrafet: “Nëse vdes ndonjëri prej gjykatësve, atëhere Shiat/pasuesit dhe ndihmuesit e tij le të zgjedhin dikënd tjetër si përfaqësues në vend të tij”. “Dhe nëse vdes ndonjëri prej dy prijësave para kohës së përcaktuar rreth kësaj çështjeje, atëhere Shiat/pasuesit e tij le të zgjedhin në vend të tij dikënd me të cilin ata janë të kënaqur për drejtësinë e tij”.[7]

Shejhul Islam Ibën Tejmije është argumentuar me atë që ka përmendur Muslimi në Sahihun e tij se Hakim bin Eflah ka thënë: “Unë e kam ndaluar atë –Aishen Allahu qoftë e kënaqur më të-, të thotë diçka rreth këtyre dy grupeve/Shiave”.[8]

Prej këtij citimi ai ka nxjerrë një argument historik se termi Shia në atë kohë nuk ka qënë specifikë e pasuesve të Aliut radijallahu anhu, madje është përmendur në librat e historisë së Muavije dërgoi Busër bin Artat në Jemen dhe i tha: “Shko derisa të arrish në San’a, sepse atje ne kemi Shia/pauses”.[9] Por më vonë ky term u bë eksluzivitet i atyre që donin Aliun dhe familjen e tij[10], dhe sipas disa historjanëve ky term nuk u bë specifik e Aliut dhe pasuesve të tij vetëmse pas vrasjes së Aliut Allahu qoftë i kënaqur me të[11], ose pas vrasjes së Husejnit Allahu qoft i kënaqur me të, sipas disa historianëve të tjerë.[12]

Në fakt në fillim këtë epitet (Shia) e mbamin “Shiat e parë”, të cilët nuk shquheshin me asgjë nga pjesa tjetër e muslimanëve veç asaj se i jepnin përparësi Aliut ndaj Uthmanit –Allahu qoftë i kënaqur me ta-, si kundër quhej Uthmani ai i cili i jepte përparësi Uthmanit ndaj Aliut[13], dhe kjo nuk është nga çështjet për të cilat dikush mud të akuzohet si i devijuar[14]. Shiat e parë –në këtë kontekst-, kanë qënë të kapur pas Sunetit dhe nuk shpikën risi në fe, nuk bënë fraksione në mesin e muslimanëve, ata i donin shokët e Profetit salallahu alejhi ue selem, e nderonin Ebu Bekrin dhe Umerin. Lejth bin ebi Sulejm ka thënë: “I kam arritur shiat e parë dhe ata nuk vinin askënd nga shokët e Profetit salallahu alejhi ue selem mbi Ebu Bekrin dhe Umerin”.[15]

Duke u bazuar në këtë Shejhul Islam Ibën Tejmije ka thënë: “Shiat e parë të cilët kanë qënë në kohën e Aliut e nderonin Ebu Bekrin dhe Umerin”.[16] Po ashtu autori i librit “Mukhtesar Tuhfetu Ithnasherije” ka thënë: “Ata të cilët ishin në Hilafetin/udhëheqjen e Aliut qofshin Muhaxhirë (emigrues) apo Ensarë (ndihmues), madje edhe brezat e mirë që erdhën pas tyre, të gjithë ia njohën vlerën, madje i dhanë pozitën që meritonte, por për asnjë çast nuk cënuan vlerën e dikujt prej vëllezërve të tij (sahabeve), e jo më ti konsideronin si të pafe apo ti shanin”.[17]

Shejh Musa Xharallah ka përmendur cilësitë e tyre dukë thënë: “Shiat/ndjekësit e Aliut shquheshin për devocion, përpjekje dhe mënjanim nga gjynahet dhe armiqësia si dhe i donin besimtarë e parë. Besimi i tyre –Shiave të parë- ishte devotshmëria dhe jo gënjeshtra, dashurija dhe miqësia për Allahun, Profetin e Tij, familjen e Profetit, shokët e tij dhe të gjithë besimtarët pa përjashtim”.[18]

Pasimi dhe mbështetja e familjes Profetike është çështje për të cilën imamllarët e fesë kanë shprehur mendim të prerë, si p.sh, thënia e Halifes së drejtë Ebu Bekër Sidikut –Allahu qoftë i kënaqur me të-: “Ruajeni Muhamedin salallahu alejhi ue selem në familjen e tij”.[19] Po ashtu ai ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të cilit gjendet shpirti im që të mbaj lidhje dhe të kujdesem për të afërmit e Profetit është më e dashur për mua se të kujdesem për të afërmit e mi”.[20] Po ashtu dijetarët kur kanë shtjelluar besimin e Ehli Sunetit kanë theksuar: “Ata e duan familjen e të Dërguarit të Allahut, i konsiderojnë miq dhe kujdesen që të zbatojnë me ta porosinë e Profetit salallahu alejhi ue selem”.[21]

Emra dhe epitete të tjera me të cilat njihen pretenduesit e Shizmit bashkëkohor:

Ata të cilët kanë si fe të tyre gënjeshtrën, hipokrizinë dhe armiqësinë ndaj sahabeve dhe një pjese të familjes Profetike dhe madhërimin në ekstrem të një pjese tjetër, nuk janë Shia, porse ata e përdorin këtë emërtim në mënyrë që të fshehin identitetin e tyre të vërtetë fetar.

Në kohët e hershme këta njiheshin me emrin Sebeije, për shkak të pasimit që ata i bënë Abdullah bin Sebe[22], më pas ata u quajtën Rrafida/Refuzues për shkak të refuzimit që i bënë Zejd bin Alij[23], më pas u njohën me emrin Safevit[24], madje emrat e tyre kanë qënë të shumtë, aq sa Shehristani ka përmendur se: “ata në çdo vend kanë patur një emër të ndryshëm”. Sa herë që bëhej e qartë çështja e tyre ata emërtoheshin me emër tjetër,[25] madje mund të përdorin edhe epitete që s’kanë lidhje me Shiizmin, sikurse kanë vepruar në kohën tonë duke veshur mantelin e socializmit, apo parrulla kombëtare. Ata hipën mbi çdo dallgë për ta përdorur në favor të tyre dhe kjo ka qënë sjellja e të gjitha grupacioneve të kota dhe dinake.[26]

Në ditët e sotme ata i kanë dhënë vetes epitetin Shia, ndërkohë që në realitet ata nuk janë shia, madje sot nuk gjenden në sipërfaqen tokës njerëz që i përket Shizmit të kohëve të para, sepse Shiat e sotëm nuk kanë as edhe një lidhje me Shiat e atëhershëm.

Madje shiat e hershëm kur panë që këtë epitet po e përdornin njerëz me ide ekstreme dhe në kundërshtim me Ehli Bejtin –familjen Profetike-, hoqën dorë prej tij; këtë gjë e sqaron autori i librit “Tuhfe Ithnasherije” i cili ka thënë: “Shiat e parë e lanë këtë emërtim në momentet që ai filloj të bëhej si emërtim i Rrafidave dhe Ismailijinëve[27] dhe e emërtuan veten -si pjesa tjetër- Ehli Sune uel Xhema’a”.[28]

Një numër i konsiderueshëm studiuesish janë të mendimit se epiteti Shia sot nuk shkon vetëm se për këtë grup (Rrafidat).[29]

Ky fraksion ka zgjedhur që burimet e tyre të jenë të dallueshme nga pjesa tjetër e Umetit/muslimanëve, të cilat i kanë quajtur “Librat e saktë të Imamëve”[30], ose “Suneti i të pagabueshmëve”[31] të cilët në fakt janë prodhim i ekstremistëve të tyre, të cilat kanë qënë aprovuar që nga koha e Safevitëve.

Pasuesit e Aliut –Allahu qoftë i kënaqur me të- dhe të gjithë ata që e ndiqnin atë, e urrenin që të emërtoheshin me epitetin Shia ata që e konsideronin Aliun më të mirë se Ebu Bekrin dhe Umerin, e ç’mund të thuash për këta të sotmit?! Shurejk bin Abdullah kur dikush e pyeti: Cili është më i mirë (më me pozitë), Ebu Bekri apo Aliu? Ai u përgjigj: Padyshim që Ebu Bekri. Pyetësi i habitur i thotë: E thua këtë ndërkohë që ti je Shia?! Ai iu drejtua e i tha: Po, dhe ç’do kush që nuk mendon kështu nuk është Shia. Pasha Allahun Aliu është ngjitur mbi këta drunj dhe ka thënë: “Nuk ka dyshim se njeriu më i mirë ndër muslimanët pas Profetit të tyre është Ebu Bekri pastaj Umeri, e si ta kundërshtojmë këtë fjalë, dhe a mundet që ne ta përgënjeshtrojmë atë? Betohem në Zot se ai nuk ka qënë gënjeshtar.[32]

Shiat (e parë) i kanë konsideruar Rrafidat si të pa fe:

Nëse do të shohim tek dijetarët e Shiave (të parë) gjejmë se ata i konsiderojnë Rrafidat si të pa fe duke mos qënë pjesë e muslimanëve. Imam Abdurrazak San’ani i cili konsiderohet prej Shiave[33] ka thënë: “Rrafidat tek unë nuk janë muslimanë”.[34]

Duke u nisur nga kjo ne themi se emërtimi me Shia në kohën tonë i Rrafidave dhe pretendimi se ata janë ndihmëtarët dhe pasuesit e Aliut –Allahu qoftë i kënaqur me të- apo familjes së Profetit, çon në rezultate të gabuara të cilat bien ndesh me unanimitetin e mbarë Muslimanëve, dhe nga këto rezultate i bie që dhe Aliu të ketë qënë si Rrafiditë, ndërkohë që Aliu është larg dhe i pastër prej asaj që besonin Rrafidat, prej çdo Rrafidiu që emërtohet me emrin Shia, si dhe nga cilido Rafidi që e konsideron veten se është nga Shiat/mbështetësit e Aliut, madje ai është i pastër nga çdo gjë që ata besojnë rret tij dhe fëmijëve të tij; ndaj dhe këtyre duhet tu thuhet: Rrafida/refuzues, sikurse dhe i quajti Zejd bin Husejn –Allahu qoftë i kënaqur me të-, ose të thuhet pretenduesit e Shiizmit, ose Rrafidat të cilët pretendojnë se janë Shiat e Aliut.[35] Sepse këta nuk ndjekin metodologjinë e Shiave në kohën e Aliut, madje as nuk e pasojnë atë në realitet, por ata janë veç pretendues dhe refuzues së tij; ata nuk e kanë pasuar Aliun dhe Aliu nuk ka qënë kurrë në besimin e tyre.

Për shkak të mos njohjes me këto detaje disa mund të habiten se si ka mundësi që dijetarët e hadithit të Profetit salallahu alejhi ue selem të jenë Shia, duke menduar se ata kanë qënë si Rrafidat e sotëm, sikurse nga ana tjetër Rrafidat përfituan nga kjo paqartësi duke pretenduar se prej tyre kishte dhe transmetues hadithesh.[36]

Selefët kanë bërë dallim mes Shiave dhe Rrafidave:

Selefët/të parët e këtij umeti dhe dijetarët e tyre kanë bërë dallim midis Shiave dhe Rrafidave, një gjë të tillë e ka sqaruar Imam Dhehebiu në librin e tij “Mizan el I’tidal” ku thotë: “Risitë janë dy llojeshe: bidate/risi të vogla si teprimi në Shiizëm (mbështetjen e Aliut) apo si Shiizmi (vlerësimi i Aliut mbi Uthmanin) pa teprime. Një gjë e tillë është prezente ke një numër i konsiderueshëm i Tabinëve (brezi mbas Sahabeve) dhe brezi pas tyre duke patur parasysh se ata ishin njerëz fetarë, të devotshëm dhe besnik. Nëse hadithet e tyre do të refuzoheshin padyshim që do humbte një pjesë e mirë e gjurmëve të Profetit, e padyshim se kjo është një e keqe e qartë. Ndërsa risia/bidati e madhe si Rrafdi/refuzimi i plotë (i Ebu Bekrit dhe Umerit), tejkalimi në të dhe poshtërimi i Ebu Bekrit dhe Umerit –Allahu qoftë i kënaqur me ta-, të tillëve nuk u pranohet transmetimi sepse s’kanë dinjitet, madje nuk më kujtohet që ndonjëri prej tyre të ketë qënë i drejtë apo besnik, përkundrazi gënjeshtra është slogan i tyre, ndërsa Tukje/dredhija dhe hipokrizija është mantel i tyre, atëhere si mund të pranohet transmetimi nga dikush i cili është në këtë gjendje?!  Kurrësesi, sepse Shiat ekstrem në kohën e Selefëve dhe përkufizimin e tyre ishin ata që përfolën Uthmanin, Zubejrin, Talhan, Muavijen dhe një pjesë të sahabeve që nuk ishin në krahun e Aliut –Allahu qoftë i kënaqur me ta-, ndërsa ekstremi i kohëve tona është ai i cili i konsideron këta zotërinj si të pafe dhe mohon (Hilafetin e Ebu Bekrit dhe Umerit) e braktis dy Halifet, të tillët janë të humbur e mashtrues”.[37]

Rrafidat ekstremistë:

Nëse do ti shtonim fjalës së Dhehebiut do thoshim se Shiat (Rrafidat) e kohës sonë janë pasuesit e Kulejnit[38] dhe Mexhlisit[39] dhe si shembulli i tyre të cilët sipas perceptimit të Selefëve nuk konsiderohen as Rrafida, përkundrazi ata janë Rrafidat ekstrem sepse besimi i tyre është besimi i Rrafidave ekstremist. Shiat e sotëm i vendosin imamllarët e tyre mbi Profetët, madje kjo është nga domosdoshmëritë e besimit/rrugës së tyre, madje njëri prej krerëve të tyre bashkëkohorë ka thënë: “Nga domosdoshmëritë e rrugës tonë është se imamllarët kanë gradë të atillë që nuk e arrin asnjë Melek i afërt dhe asnjë Profet i dërguar”.[40]

Dijetarët kanë pohuar se ky besim është një ndër bazat e Rrafidave ekstrem. Imam Abdul Kadir Bagdadi ka thënë: “Rrafidat ekstrem pretendojne se Imamët (12 imamët e tyre) janë me pozitë më të lartë se Proetët”.[41] Po ashtu Kadi Ijad ka thënë: “Po ashtu i konsiderojmë të pa fe Rrafidat ekstrem për shkak se thonë: Imamët janë me pozitë më të lartë se Profetët”.[42]

Ndërsa Shejhul Islam Ibën Tejmije ka thënë: “Rrafidat i konsiderojnë dymbëdhjetë imamët e tyre me pozitë më të lartë se elita e parë prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, ndërsa ekstremistët e tyre pohojnë se ata janë me pozitë më të lartë se edhe Profetët”.[43]

Po ashtu Rrafidat besojnë se Imamëve të tyre u shpallet[44] dhe se u vinë Melaike më të mëdhenj se Xhibrili dhe Mikaili[45]. Dijetari Ebul Hasen Eshari ka pohuar se idete e tilla i kishin grupi i pesëmbëdhjetë i Rrafidave ekstrem ku thotë: “Besojnë se Imamët shfuqizojnë ligjet (e Sheriatit), se u zbresin Melaike dhe se atyre u shfaqen shenja dhe mrekulli, madje edhe u shpallet”.[46]

Parime të tilla i ka përmendur edhe Xhafer Nehas (vdekur më 338 h), në një shkrim të tijin, por pa ia atribuar ndonjë fraksioni ku thotë: “Kanë thënë disa: E drejta e Shfuqizimit është e Imamit, ai shfuqizon çfar të dojë”.[47] Ai një gjë të tillë e konsideroi si herezi/kufër të madh, më pas shpjegon kotësinë e këtij besimi: “Sepse shfuqizimi është e drejtë vetëm e Profetit salallahu alejhi ue selem i cili e bën atë nëpërmjet shpalljes që i vjen nga Allahu, ose nëpërmjet Kuranit, ose me shpalljen tjetër (hadithin), dhe kur iu dha fund këtyre të dyjave për shkak të vdekjes së Profetit, iu dha fund edhe shfuqizimit”.[48]

Shejhul Islam Ibën Tejmije i ka klasifikuar Shiat në tre shkallë, më të këqinjtë ndër ta janë ata të cilët i japin Aliut disa veti Hyjnore ose Profetësie. Shkalla e dytë janë Rrafidat, ndërsa shkalla e tretë janë Zejditë e të ngjashmet me ta të cilët e vlerësojnë Aliun më shumë se Ebu Bekrin dhe Umerin, por që besojnë se ata kanë qënë Khalife të denja, të drejtë dhe i duan”.[49]

Shiat e sotëm sipas kësaj ndarjeje me përjashtim të Zejdive, bëjnë pjesë në shkallën e parë.

Hafidh Ibën Haxheri ka përcaktuar se shenja përcaktuese e ekstremizmit të Rrafidave është besimi mbi rikthimin (e Aliut dhe Imamëve në jetën e kësaj bote), ai thotë: “Shizmi është dashuria dhe vlerësimi i Aliut mbi të gjithë sahabet e tjerë, cilido që e vlerëson atë mbi Ebu Bekrin dhe Umerin, padyshim që ai ka një shiizëm ekstrem, ose atyre u thuhet edhe Rrafida. Nëse kësaj i shtohet sharja dhe urrejtja atëhere të tillët janë Rrafida ekstrem, por nëse veç këtyre beson dhe në rikthimin (e imamëve) në jetë atëhere ky është ekstremi më i rëndë”.[50]

Rrafidat e sotëm konsiderohen nga më të hershmit e tyre si ekstremistë:

Këtu ka një surprizë të habitshme, ajo është se sipas standarteve të Rrafidave të shekullit të katërt, del që Rrafidat e sotëm janë ekstremistë, një gjë të tillë e ka pohuar dhe shejhu i tyre  Ibën Babavejhi (vdekur më 381 h) i cili në librin e tij “Men la Jehdur el Fakih” ka thënë tekstualisht: “Ekstremistët –i mallkoftë Zoti- mohojnë që Profeti salallahu alejhi ue selem të ketë harruar dhe thonë se nëse do të lejohej harresa e Profetit në namaz, atëhere ajo do të lejohej edhe në shpallje, sepse namazi është detyrë sikurse dhe thirrja është detyrë…por këta duhet të dinë se harresa e Profetit nuk është si harresa jonë, sepse harresa e Profetit është nga Allahu, i Cili e ka bërë që të harrojë në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se ai është njeri i krijuar e kështu nuk do të konsiderohet si Zot e as nuk do të adhurohet, po ashtu që njerëzit të mund të mësojnë dispozitat fetare nga harresa e tij. Shejhu ynë Muhamed bin Hasen bin Ahmed bin Velid thoshte: “Grada e parë e ekstremizmit është mohimi se Profeti harronte, dhe unë shpresoj shpërblimin në shkrimin e një libri i cili pohon se Profeti harronte dhe kundërpërgjigje ndaj atyre që thonë të kundërtën”.[51]

Këtu ne shohim se Ibën Babavejh i cili është dhe kreu i Shiave –sipas tyre- i kundërpërgjigjet atyre të cilët mohojnë se Profeti salallahu alejhi ue selem harron, atëhere ç’mund të thuhet për atë që është poshtë tij sikurse janë imamët?! Ai besimin se Profeti nuk harron e konsideroi shenjë të ekstremizmit, dhe tregon se këto janë parimet e ekstremëve duke përmendur faktin se të mohosh harresën është një lloj barazie mes krijesës dhe Krijuesit.

Ndërsa shiat e kohës sonë e konsiderojnë mos harresën e Imamëve prej domosdoshmërisë së fesë së tyre[52], madje Khumejni në librin e tij “Hukumetul Islamije” mohon edhe imagjinimin se ata mund të harrojnë.[53]

Shiat e sotëm dhe besimet idhujtare:

Në fakt Shiat e sotëm nuk e kanë lënë me kaq, përkundrazi ata kanë kthyer fenë e idhujtarëve dhe ftojnë në adhurimin e të vdekurve, ndaj dhe dijetarët kanë pohuar se ata janë të parët që sollën risinë e adhurimit të varreve në umetin e Profetit salallahu alejhi ue selem[54], më pas Qerebelaja u konsiderua si Qabeja e tyre, sepse Qerebelaja për ta ka vlerë më të madhe se Qabeja, madje ata nuk ndjejnë shenjtëri për Qaben, dhe ajo nuk gëzon të njëjtën pozit tek ata, aq sa kanë shkuar deri aty sa të pohojnë në librat e tyre se Qabeja është: “bisht i përulur, i nënshtruar dhe nënçmuar i Qerebelasë”, dhe dijetari i tyre bashkëkohorë të cilin e marin si referencë e thotë shpeshë me mburrje këtë idhujtari të injorancës para Islame.[55]

Ata kanë disa hadithe të tyret –të cilat në realitet janë legjenda të tyre jo hadithe- ku thuhet se: “Allahu i shpalli Qabes, nëse nuk do të ishte dheu i Qerebelasë nuk do të kisha vlerësuar; nëse nuk do të ishte ajo që mban dheu i Qerebelasë nuk do të kisha krijuar ty e as faltoren për të cilën krenohesh, prandaj rri dhe hesht, e bëhu bisht i përulur, i nënshtruar dhe nënçmuar ndaj Qerebelasë, mos ji kundërshtare dhe as mëndjemadhe ndaj saj, përndryshe do të fundos e do të hedh në zjarr të Xhehenemit”.[56]

Padyshim se kjo është një idhujtari e qartë, adhurim varresh dhe shokvënie e Zotit, ndaj dhe duke u nisur nga kjo Muhamed bin Ibrahim Al Shejh ka thënë: “Rrafidat e kohës sonë janë renegatë, adhurues idhujsh”. [57]

Nga e gjitha kjo del qartë se sekti që vetquhen Shia, në realitet nuk janë Shia, përkundrazi ata janë Rrafidat për të cilët kanë folur të parët.

Ekstremizmi i Rrafidave të hershëm, sot është nga domosdoshmëritë e sektit të bashkëkohorëve:

Një ndër dijetarët e tyre më të mëdhenj ka bërë një pohim të rrezikshëm në të cilin pranon se medhhebi i tyre ka ndryshuar duke marë nuanca ekstreme. Këtë pohim e ka bërë dijetari i tyre më i mirë bashkëkohor në lidhje me biografitë Abdullah Mimkani[58] gjatë mbrojtjes që i bënte Mufadal bin Amru Xhu’fi –njëri ndër Rrafidat ekstrem- për shkak të akuzave që kishin lëshuar ndaj tij disa nga dijetarët e Shiave të hershëm, ai thotë: “Ne e kemi sqaruar kaq herë se akuza për ekstremizëm që bënin të hershmit nuk meret parasysh dhe nuk konsiderohet referencë, sepse ata konsideronin si teprim dhe ekstremizëm edhe thëniet më të lehta në lidhje me vlerat e tyre –Imamëve-, dhe ajo që sot ne e konsiderojmë si domosdoshmëri të shiizmit, vlerësohej si teprim dhe ekstrem ke të parët, mjafton si shembull për këtë se ata konsiderojnë ekstremizëm mohimin e harresës për imamët –besimin se imamët nuk harrojnë-, po ashtu dhe forcën që kanë ata për të mësuar atë që vjen –dijen e fshehtë- nëpërmjet Xhibrilit dhe Profetit, ndërkohë që këto sot janë domosdoshmëri e medhhebit”.[59]

Ndoshta këto shkaqe e kanë shtyrë dijetarin Muhibudin Khatijb që të gjykonte se aspekti fe tek shiat është gjithmonë në evolim e sipër dhe për këtë u argumentua duke përmendur thënien e Memkanit, më pas shtoi: “Ky është një raport shkencor rreth librit më të madh dhe më të ri të tyre –Shiave- në lidhje me vlerësimin e personaliteteve, në të cilin pohojnë se medhhebi i tyre nuk është po i njëjti medhheb me të parët dhe ajo që të hershmit e konsideronin teprim/ekstrem duke e përbuzur atë dhe personat që vepronin me të, sot ato janë bërë prej domosdoshmërisë së medhhebit të tyre, kështuqë medhhebi i tyre sot nuk është i njëjtë me atë që ka qënë në kohën e Safevitëve, medhhebi i Safevitëve nuk është i njëjtë me atë që ka qënë para kohës së Ibën Mutahar, dhe medhhebi para Ibën Mutaharit nuk është i njëjtë me medhhebin para al Buvejh, dhe medhhebi para al Buvejhit, nuk është i njëjtë me medhhebin para Shejtan Tak dhe medhhebi para Shejtan Tak nuk është i njëjtë me atë që ka qënë në kohën e Hasanit, Husejnit dhe Ali bin Husejnit”.[60]

Zhvillimet më të rrezikshme që kanë ndodhur ke Rrafidat e sotëm:

Muhibudin Allahu e mëshiroftë për shkak të vdekjes nuk arriti dot të shikonte zhvillimin më të rrezikshëm që ka ndodhur në besimin e Rrafidave Ithnasherije e cila është vendimi dhe aprovimi i “Qeverisja e Fakihut/juristit”[61] e cila u praktikua për herë të parë në historinë e Shiave Imami Ithnasheri dhe që nëpërmjet saj Shiat ranë në humnerën e ekstremizmit dhe radikalizmit, sepse gjykimi i Juristëve në emër të imamit, dhe marja e të gjitha kopetencave Mehdiut të tyre të supozuar, mbart në vetvete bindje të rrezikshme të cilat nuk i njohin shumë muslimanë. Pra Juristi mer kopetencat e rrezikshme të Mehdiut të tyre duke filluar me vrasjen e arabëve, shkatërrimin e dy Haremeve (Mekes dhe Medines), si dhe ndryshimin e Sheriatit dhe përhapjen e idhujtarisë e të tjera gjëra të cilat i kanë të shënuara në protokollet e tyre.[62]

Padyshim që ky është një ekstremizëm të cilin e kundërshtuan disa nga dijetarët e Shiave, prej tyre kishte të atillë që e kundërshtuan si ide prej tyre: Sheria Medari[63], Muhamed Xhevad Magnije[64] dhe të tjerë. Pati të atillë që e refuzuan këtë ide sikurse veproi dhe Ahmed Katib në librin e tij “Evolimi i mendimit politik ke Shiat, nga këshilli konsultativ në qeverisjen e Juristëve”, prej tyre pati të atillë që e kundërshtuan këtë medhheb që në gjenezë dhe e hodhën poshtë siç bëri Ebu Fadl Berkai në librin “Thyerja e Idhullit”; një gjë të tillë e ka bërë edhe kryetari i gjykatave Iraniane, po ashtu Ahmed Kesravi dikur profesor në  Universitetin e Teheranit i cili argumentoi në librin e tij “Shiizmi dhe Shiat” se Shiat e sotëm janë gënjeshtra e madhe dhe mashtrim si rezultat i legjendave të vjetra, të cilat i kanë qëndisur një grup interesaxhinjsh dhe që i kanë besuar disa të mashtruar, por që u angazhua në përhapjen dhe ngritjen e saj sistemi i Rrafidave me çallma të cilët gjetën në të realizimin e kënaqësive të tyre dhe një burim goxha të mirë për pasurimin e tyre, si dhe një mënyrë goxha të favorshme për pushtet, duke përdorur injorancën e Shiave për të arritur qëllimet dhe realizuar projektet e tyre.

Duke  u nisur nga kjo duhet të kuptojmë se Shiat e sotëm në realitet nuk janë Shia, përkudrazi ata nuk janë vetëm se disa idhujtarë të cilët i vënë shokë Allahut në Teuhidin e adhurimit, janë Xhehmije/mohues të emrave dhe cilësive të Allahut; Murxhia ekstrem (që thonë se besimi është vetëm njohje) në çshtjen e besimit, Rrafida/Refuzues ekstrem në aspektin e Imamllëkut dhe Sahabeve, sikurse janë me parime Khavarixh në mardhëniet me të parët e shteteve edhe nëse ata janë besimtarë dhe të drejtë, me përjashtim nëse është “Qeverisje e Juristit”. Ata po ashtu janë tekfir bërës duke i konsideruar të gjithë muslimanët si të pafe të gjallë a të vdekur qofshin, janë Mezdekije[65] imoral në mardhëniet shoqërore nën emrin e Mut’as, janë edhe grabitës pasurishë duke konfiskuar pasuritë e pasuesve të tyre në emër të Khumumusit (taksë e përbërë nga një e pesta e pasurisë).

Medhhebi i tyre në ditët e sotme është i ndërtuar mbi shkarjet e të gjitha sekteve dhe devijimet e të gjitha feve:

Rregulli preçiz për njohjen e tyre në ditët tona dhe dallimin midis tyre dhe grupacioneve të tjera prej shiave është fakti se: cilido që bazohet në marrjen e fesë tek ato që ata i quajnë “Katër burimet e hershme”[66] dhe “Katër burimet e mëvonshme”[67], apo “Librat e saktë të Imamëve”, apo siç e quan dhe kushtetuta e Iranit “Suneti/Tradita e të pagabueshmëve (Masuminëve)”[68] duke besuar në të gjitha ato që thuhen atje, padyshim se ata nuk janë Shia, madje as Rrafida, përkundrazi ata janë zgjatje historike e Sebeizmit i cili ka qënë dhe emri i parë i tyre, ndërsa Ithnasherije është emër i ri por që mban të njëjtin kuptim.

Sot nuk ka më Shia sepse ajo që përmbajnë këto burime nuk janë veçse besimi i Rrafidave ekstrem, idhujtare e Mexhusë prej të cilëve Aliu dhe mbështetësit e tij janë të pastërt.

Sot nuk gjen në sipërfaqen e kësaj toke Shia, por vetëm Rrafida ekstrem, me përjashtim të Zejdive të vërtetë të Jemenit tek të cilët nuk bëjnë pjesë Huthinjtë të cilët janë ndjekës të Xharudizmit të cilët janë në të njëjtën vijë me Rafidat.

Rrafidat nuk kanë hise në Islam:

Vërtet Rrafidat nuk kanë hise në Islam, Imam Maliku –Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Ai i cili shan shokët e Profetit salallahu alejhi ue selem, nuk ka hise në Islam”.[69]

Imam Ibën Kethiri thotë në komentimin e fjalës së Allahut: “Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit. (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë mohuesit”. [El Fet’h: 29] ka thënë: “Imam Maliku ka përfituar nga ky ajet konsiderimin e Rrafidave si jomuslimanë, sepse ata armiqësojnë sahabet Allahu qoftë i kënaqur me ta, pastaj tha: Sepse ata i zemërojnë ata dhe çdo kush që zemërohet me sahabet ai është jomusliman sipas ajetit, dhe këtë e kanë aprovuar disa dijetarë”.[70]

Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ai që shan sahabet, kam frikë se ka bërë kufër siç janë Rrafidat, më pas tha: Cilido që shan shokët e Profetit salallahu alejhi ue selem, nuk kemi siguri se ai nuk ka dalë nga Islami”.[71]

Imam Khalal ka përcjellë nga Ebu Bekër Mervedhi se ka thënë: E Pyeta Imam Ahmedin për atë që shan Ebu Bekrin, Umerin dhe Aishen Allahu qoftë i kënaqur me ta ai tha: “Ata nuk janë muslimanë”.[72]

Imam Buhari ka thënë: “Nuk e kam problem të them se nuk lejohet falja e namazit pas Rrafidave dhe Xhehmive, sikurse nuk lejohet pas Judejve dhe të krishterëve; atyre nuk u jepet selam, nuk u shkohet për vizita, nuk martohen, nuk u pranohet dëshmia dhe nuk haet mishi i tyre”.[73]

Imam Ebu Hamid el Gazali Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nëse dikush shprehet qartë se Ebu Bekri dhe Umeri janë jomuslimanë, padyshim se ka kundërshtuar unanimitetin dhe ka dalë prej tij, si dhe ka kundërshtuar tekstet përgëzuese që kanë ardhur për ta si përgëzimi me Xhenet, lavdërimin e tyre dhe gjykimin për besimin e drejtë dhe përparësinë e tyre mbi të tjerët, gjë e cila ka ardhur në lajme të shumta…”, pastaj tha: “Ai që e thotë një gjë të tillë, nëse i kanë arritur argumentet dhe sërisht beson se ata janë jomuslimanë, padyshim se ai është qafir/jomusliman…sepse ai ka përgënjeshtruar profetin Muhamed salallahu alejhi ue selem, dhe cilido që përgënjeshtron qoftë edhe një fjalë të Profetit, ai padyshim se është qafir në mënyrë unanime”.[74]

Kur imam Neveviu deklaroi se: “Mendimi i drejtë të cilin e kanë zgjedhur shumica e dijetarëve vlerësues është se Khavarixhët nuk konsiderohen qafira dhe gjykimi i tyre është i njëjtë me bidatçinjtë e tjerë”.[75]

Dijatari Mula Ali el Kari tërhoqi vërejtjen duke thënë: “Kjo nuk është e drejtë në lidhje me Rrafidat e kohes sonë, sepse ata besojnë në konsiderimin si të pa fe të shumicës së sahabeve, për mos të folur për pjesën tjetër të Ehli Sunetit, kështuqë ata (Rrafidat) janë qafira në mënyrë unanime”[76]

Me thënien “Rrafidat e kohës tonë” ai dëshiron të vëjë në dukje se Rrafidat evolojnë dhe ndryshojnë, Rrafidat e kohëve të vona nuk janë si të hershmit, prandaj dhe Rrafidat në kohën e Mula Ai Karit nuk janë si Rrafidat në kohën e Neveviut.

Kadi Ebu Ja’la ka thënë: “Ndërsa gjykimi në lidhje me Rrafidat…nëse i konsiderojnë sahabet qafira apo i konsiderojnë si të prishur në atë mënyrë që u bëjnë të detyrueshëm zjarrin, nuk ka dyshim se ata janë qafira”.[77]

Ndërsa Rrazi përmend se Esharitë i konsiderojnë Rrafidat si qafira për tre shkaqe:

E para: Sepse ata kanë konsideruar si qafira zotërinjtë e muslimanëve (sahabet) dhe kushdo që bën qafir një musliman, ai është qafir duke u mbështetur në thënien e Profetit salallahu alejhi ue selem: “Cilido që i thotë vëllai të tij qafir atë do ta meritojë njëri prej tyre”.[78] Kështuqë është detyrë konsiderimi i tyre si qafira.

E dyta: Ata kanë konsideruar si qafira një grup njerëzish për të cilët ka tekste nga Profeti salallahu alejhi ue selem të cilët i lavdëron dhe se pozita e tyre duhet vlerësuar, ndaj konsiderimi i tyre si qafira është përgënjeshtrim i Profetit salallahu alejhi ue selem.

E treta: Sepse muslimanët janë unanim se kush i konsideron zotërinjtë e sahabeve qafira, ai është qafir.[79]

Ibën Tejmije ka thënë: “Cilido që pretendon se Sahabet kanë dezertuar pas vdekjes së Profetit salallahu alejhi ue selem me përjashtim të një grupi të vogël të cilët nuk arrinë në dhjetë vetë, apo pretendon se ata janë prishur, nuk ka dyshim në kufrin e këtij personi, sepse ai përgënjeshtron atë të cilën e ka pohuar Kurani në disa vende se Allahu është i kënaqur me ta dhe se i ka lavdëruar. Madje kush dyshon në kufrin e të tillëve, padyshim se dhe ai bie në kufër, sepse përmbajtja e kësaj thënie është se përcjellësit e Kuranit dhe sunetit janë qafira apo të prishur, dhe se ky ajet në të cilin thuhet: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin…”.[ Al Imran: 110] d.m.th, se më të mirët ishin gjenerata e parë, por që sipas tyre i bie që janë njerëzit më të këqinj dhe se shumica e tyre janë qafira apo të prishur”. Po ashtu ai ka thënë: “Kushdo që pretendon se Kurani është i mangët, apo se janë fshehur prej tij ajete, apo pretendon se ai përmban kuptime të fshehta me të cilat njeriu mund të shkarkohet nga veprimet e detyrueshme (farzet), nuk ka dyshim në kufrin e tij”.[80]

Imam Sheukani ka thënë: “Baza e propogandës së Rrafidave është kurth për fenë, kundërshtim i Sheriatit të muslimanëve, por habija më e madhe është me dijetarët e Islamit dhe drejtuesit e fesë se si i lanë në këtë të keqe kaq të pështirë e cila ka këto përfundime. Këta të poshtër në momentin që deshën të refuzojnë Sheriatin e pastërt dhe ta kundërshtojnë atë, përfolën dhe akuzuan bartësit e saj, pos të cilëve nuk kemi rrugë tjetër për të arritur tek ajo. Ata me këtë formë djallëzore hodhën në gabime njerëz mendjelehtë, ata shajnë dhe mallkojnë Khalifen më të mirë (Ebu Bekrin) dhe fshehin armiqësi ndaj Sheriatit si dhe zhbërjen e ligjeve të tij”.

Nuk ka ndër gjynahet e mëdha mënyrë më të keqe se këto, sepse në to ka urrejtje të Allahut të Lartësuar, Profetit salallahu alejhi ue selem dhe Sheriatit të tij.

Kështuqë rezultati i kësaj është se këto katër gjynahe të mëdha çdo njëra prej tyre është Kufër i qartë.

E para: Urrejtja ndaj Allahut të lartësuar.

E dyta: Urrejtja ndaj Profetit salallahu alejhi ue selem.

E treta: Urrejtja e Sheriatit dhe përpjekja për hedhjen poshtë të tij.

E katërta: Konsidrimi i sahabeve si të pa fe, ndërkohë që Kurani i ka cilësuar si të ashpër ndaj jobesimtarëve, e se Allahu me ta hidhëron jobesimtarët dhe se ka shprehur kënaqësinë për ta, duke e ditur se Ai ka pohuar në Sheriatin e Tij se kush konsideron qafir një musliman, ai është qafir; një gjë e tillë ka ardhur në dy librat e saktë (Buharin dhe Muslimin) dhe të tjera nga Abdullah bin Umer se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse dikush i thotë vëllait të tij: o qafir/jobesimtar, atëhere këtë gjykim e meriton njëri prej tyre, nëse nuk është ashtu siç thotë atëhere ajo kthehet ke ai”.[81]

Nga e gjitha kjo del qartë se çdo Rrafidi i shpifur konsiderohet qafir për shkak të tekfirit që i bëjnë një sahabi të vetëm, por çmund të thuash për ata që i konsederojnë të gjithë ata si qafira me përjashtim të disa personave të cilët i përdorin si mbulesë për të fshehur humbjen e tyre”.[82]

Ky është gjykimi i dijetarëve të Islamit për Rrafidat, porse duhet të sqarojmë se cilido prej tyre që shfaqet si musliman dhe urren e nuk e pranon kufrin dhe devijimin që gjendet në burimet e përmendura më sipër porse i beson në fshehtësinë e tij, atëhere me të veprohet njësoj si me hipokritët, me të cilët ndërtohen mardhëniet me atë që shfaqin ndërsa fshehtësitë e tye ia lëmë Allahut. Ndërsa cilido që i shfaq ato duke i besuar me bendje, padyshim që ai është qafir.

Porse në këtë gjykim duhet të kemi parasysh metodologjinë e Ehli Sunetit në konsiderimin si qafir e cila është: “Se këto fjalë të cilat ata i thonë e që dihen se ato janë në kundërshtim me atë që ka ardhur i dërguari i Allahut padyshim se janë kufër, po ashtu edhe veprat që ata kryejnë e që hynë në kategorinë e veprave të jomuslimanëve edhe ato janë kufër…porse të konsideruarit si qafir i një personi të veçantë prej atyre që i drejtohen kibles tonë (muslimanëve) dhe të konsideruarit e tij prej banorëvetë zjarrit, padyshim që është i kushtëzuar me realizimin e kushteve të bërit qafir dhe ngritjen e pengesave të tij. Është e vërtetë që ne i përdorim shprehjet e përgëzimit dhe të kërcënimit, shprehjen e tekfirit dhe të konsideruarit si të prishur, porse nuk gjykojmë për një individ të caktuar se ai bën pjesë në to, derisa të realizohen tek ai të gjitha ato që e bëjnë të ekzekutueshëm këtë gjykim, prandaj gjejmë se dijetarët nuk kanë gjykuar për ata që konsiderojnë si të lejuara ndalesat (haramin) për shkak se është fillestar në Islam, apo si shkak i qënies së tij në vende të largëta ku nuk ka arritur Islami si duhet. Sepse nuk ndërmeret të gjykuarit me kufër vetëmse pasi të jetë përçuar mesazhi (feja), kështuqë ka prej tyre të atillë që nuk u kanë ardhur tekstet që ti tregojnë të kundërtën e asaj që ai vepron, dhe se ai nuk e din që Profeti është dërguar me një gjë të tillë; prandaj ne themi që kjo vepër është kufër dhe se qafir është çdo kush të cilit i është ngritur argumenti e jo të tjerët”.[83]

_____________________________[1] Shia d.m.th, Ithtarët, ndihmëtarët dhe pasuesit e dikujt, dhe këtë emër sikurse aludon dhe ky shkrim Rrafidat e kanë përdorur për të mashtruar masat, gjoja ata janë ndihmëtarët, pasuesit dhe sipantizantët e Aliut Allahu qoftë i kënaqur me të. [2] Rrafida: Imam Ebu Hasen el Esh’ari ka thënë: “Ata janë quajtur Rrafida – Refuzues-, për shkak se refuzuan hilafetin e Ebu Bekrit dhe Umerit”. Makalat Islamijin: (1/89), shiko gjithashtu: Milel ue Nihel të Shirazit: (1/155), Itikadat Firrak el Muslimine vel Mushrikine, Rrazi: (fq, 77) Tebsiratu fi Din, Isfirajini: (fq, 34), Menijetu vel Emel, Ibën Murteda: (fq, 21). [3] Ithnasherije është një emër tjetër me të cilën njihen Rrafidat, e kanë marë këtë emër për faktin se ata besojnë në 12 imamët që rrjedhun nga familja e Profetit salallahu alejhi ue selem të caktuar me dekret nga vetë Profeti e ku imam ii dymbëdhjetë është imagjinar, (i pa lindur ndonjëherë) dhe se është fshehur që prej mbi njëmijë e njëqind e disa vite, dhe se është ende gjallë e do të dali në kohën e fundit. [4] El-Fasël Ibën Hazëm: (2/273), dhe shiko në El-Khutat Makrizit: (2/362). [5] Minhaxh Es Suneti Nebevijeti: (1/11). [6] Shiko në Xhemheru Luga: (3/63), Tehdhib Luga: (3/61), dhe ES Sihah: (3/1240). [7] Akhbaru Tival i Dijnurit: (fq, 194-196), shiko dhe në Tarijh Taberi: (5/53-54), Mexhmuatu Uethaik Sijasije, Muhamed Hamidulah: (fq, 281-282). [8] Kjo është një pjesë e shkëputur nga një hadith i gjatë të cilin e ka përmendur Imam Muslimi në kapitullin: Namazi i Natës dhe gjykimi për atë që nuk e kryes si shkak i gjumit apo sëmundjes. [9] Tarijh Jakubij: (2/197). [10] Lisanul Arab: [11] El Mijrath inde Xhaferije, Muhamed Ebu Zuhra: (fq, 22). [12] Nesh’etul fikër el Felsefi, Ali Sami Neshar: (2/35). [13] Shiko në Hurul Ajn, Neshuan Humejri: (fq, 179), El Menijetu uel Emel, Ibën Murteda: (fq, 81). [14] Shiko Mexhmuatu el Fetaua, Shejhul Islam ibën Tëjmije: (3/153), Fet’hul Bari, Ibën Haxher el Askalani: (7/34). [15] El Munteka: (fq, 360-361). [16] Minhaxhu Suneti: (2/60). [17] Mukhtesar Tuhfetu Ithnasherije: (fq, 3). [18] El Ueshia fi Akhbar Shia: (fq, 230). [19] E ka përmendur Buhari, hadithi nr: (3713) [20] E ka përmendur Muslimi, hadithi nr: (1759). [21] Akijde Uasitije: (fq, 118). [22] Abdullah bin Sebe ka qënë nga Judejtë e Jemenit dhe në kohën e Uthmanit shprehu figurativisht pranimin e Islamit me qëllime tinzare dhe për të shkaktyar ndërmuslimanët atë që shkaktoj Poli tek të krishterët. Ibën Sebe ishte ndër ata që u rebeluan kundër prijësit të muslimanëve Uthmanit, dhe ishte i pari që doli me parrullën se Aliu ka pozitë më të lartë nga të gjithë shokët e tjerë të Profetit, madje ai ishte ndër ata që thanë se Aliu është Zot. [23] Shiko Milel ue Nihal: (1/174). [24] Safevitë janë ndjekësit e Safijudin Ishak Erdebilit (1252-1334 e.r), i cili pretendonte se rridhte nga familja e Imam Aliut radijallahu anhu. Origjina e tyre është Turkmene, fillimisht kanë qënë Sufistë suni por që me kalimin e kohës u kthyen në Shia dhe ngritën shtetin e tyre Safevid me anë të cilit nëpërmjet frikës dhe terrorit i kthyen njerëzit me pahirë nga sufi në shia. [25] Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Kadjanitë, në momentin që njerëzit kuptuan realitetin e tyre dhe ranë në unanimitet se ata janë jomuslimanë, atëhere u emërtuan me emrin Ahmedi në mënyrë që të mashtronin njerëzit se gjoja pasojnë Profetin salallahu alejhi ue selem i cili është quajtur edhe me emrin Ahmed, ndërkohë që ata kanë për qëllim Ahmed Mirza Gulam Kadjani. [26] Tuhfe Ithnasherije: (fq, 25-26), dorëshkrim. [27] Ismailijtë janë një fraksion i Rrafidave të cilët ndryshe nga Ithnasheritë besojnë se imamati shkon ke Ismail bin Xhafer Sadik, duke pretenduar se Xhafer Sadik la testament që imam pas tij të jetë Ismaili. [28] Tuhfe Ithnasherije: (25-26). [29] Shiko Dairetul Mearif el Islamije: (14/68), Mustedrek Uesail: (3/311), Ruhul Islam, Emir Alij: (2/92), Aslu Shiati ve Usuluha: (fq, 92), Shiatu fi tarijkh, Sejid Muhsin Emin Amilij: (fq, 43), El Gulu uel Firakul Galijeh: (fq, 82), Usulu Din ve Furu’uhu inde Shiatu, Ahmed Zeki Tufahatu: (fq, 21), Shiatu ve Tesheju, Ihsan Ilahi Dhahir: (fq, 9). [30] Minhaxh Ameli litakrijb, shkrim i një prej studiuesve Rrafidi që gjendet në librin Uihdetu el Islamijetu: (fq, 233). [31] Kushtetuta e Republikës së Iranit: (fq, 22). [32] Minhaxh Sune: (1/7-8), shiko Tethbit delail Nubuveti, Abdulxhebar Hamedani: (1/64). Shejhul Islam Ibën Tejmoje ka thënë: Është përcjellë nga tetëdhjetë rrugë se Ailu ka thënë mbi minberin (e xhamise) e Kufes: “Më i miri i këtij umeti pas Profetit është Ebu Bekri pastaj Umeri”. Buhariu dhe të tjerë. Shiko dhe Minhaxh Sune: (4/137), madje këtë e kanë përmendur edhe autorët Shia si Telhis Shafi, Muhamed bin Hasan Tusi: (2/428). [33] Ai është Ebu Bekër Abdurrazak bin Hamam bin Nafi Humejri San’ani, nga dijetarët e Jemenit, është konsideruar prej të besueshmëve, ka qënë Shia (nga të parët). Ka vdekur më 211 h. shiko Sijer Alam Nubela: (9/563). [34] Sijer Alam Nubela: (14/178). [35] Minhaxh Sune: (3/389). [36] Shiko Muraxha’at, Abdul Husejn Musavi: (fq, 49-52). [37] Mijzan I’tidal: (1/5-6), shiko dhe Lisan Mijzan: (1/9-10). [38] Muhamed bin Jakub Kulejni ka vdekur më 342 h, është autori i librit Kafi i cili është një nga burimet kryesore ke rrafidat Imamij, ndërkohë që mjafton vetëm të lexosh në kapitujt e këtij libri për të vërejtur humbjen ekstreme që ka autori. [39] Muhamed Bakir el Mexhlisi i cili ka vdekur me 1034, edhe ky është një ndër autorët me pozitë ke Rrafidat Imami, ka jetuar në Iran gjatë kohës së mbretërimit Safevid dhe ndër librat më me emër të tij është “Biharul Enuar” i cili ka 110 vëllime, ku dhe këtu vihet re devijimi dhe kufri pa fund i autorit. [40] Hukumetu el Islamije, Imam Khumejnit: (fq, 52). [41] Usulu Din: (fq, 298). [42] Eshifa: (2/290). [43] Minhaxh Suneti: (1/177). [44] Biharul Evar, Mexlisi: (17/155, 54/238), Aslu Shiati, Muhamed Husejn al Kashif Gata: (fq, 101). [45] Biharul Envar, Mexhlisi: (26/308), Basair Derexhat, Safar El Kumi: (fq, 63). [46] Mekalat Islamijin: (1/88). [47] Nasikh uel Mensukh: (fq, 8). [48] Nasikh uel Mensukh: (fq, 8-9). [49] Mexhmuatu el Fetava: (5/40). [50] Hedju Sari fi Mukadimetu Fet’hul Bari: (fq, 459). [51] Men la Jehduruhu el Fakijh: (1/234). [52] Shiko Tenkijhul Mekal: (3/240). [53] Hukumetul Islamijetu: (fq, 91). [54] Shiko Rred ala Akhnai: (fq, 47). [55] Bëhet fjalë për Muhamed Husejn Al Kashif el Gata dhe libri i tij “El Ardu ue Turbetu el Husejnije: (fq, 55-56). [56] Uesail Shia: (14/515), Biharul Envar: (98/107). [57] Fetava ue Resail Muhamed bin Ibrahim Al Shejh: (8/116). [58] Abdullah bin Muhamed Hasen Mimkani, konsiderohet nga dijetarët dhe personalitetet e mëdhaja tek Shiat, ka lindur në Nexhef më 1290 h dhe ka vdekur po aty më 1351 h, prej librave të tij mund të përmendim “Tenkijh el Mekal fi Ilmi Rrixhal” që vjen në tre vëllime. Shiko Mu’xhem el Muelefijn: (6/116). [59] Tenkijh el Mekal: (3/240). [60] Hamish el Munteka: (fq, 193). [61] Qeverisja (mandate) i Fakihut d.m.th se Shiat nga besimet e tyre kanë se shtetin nuk e drejton vetëm se Imami i përcaktuar nga Allahu (dymëdhjet imamët), ndaj meqënëse imami i tyre i dymbëdhjetë (që ska lindur kurrë) meqënëse është fshehurqë në vitin 260 h, atëhere i bie që shiat të ishin pa shtet sepse çdo pushtetar veç imamit në besimin e tyre konsiderohet Tagut, dhe për të dalë nga kjo situatë atëhere shpikën dhënien e kopetencave të drejtimit të shtetit të Juristëve prej tyre. [62] Shiko Vilajetul Fakijf el Khater el Ekber el Mexh’hul, Nasir Kifari: (Revista el Bejan, nr: 333). [63] Shiko Khumejni bejne Dijni ve Deule: (fq, 114). [64] Khumejni bejne Dijni ve Deule: (fq, 59). [65] Mezdekije është fe në Iranin e vjetër, themeluesi i saj është Mezdek bin Namedhan i cili lindi me 488 e.r, kjo fe besonte në të mirën dhe të keqen, dritën dhe errësirën, sikurse ishte e njohur për shthurjen dhe amoralitetin në mesin e pasuesve të cilët e konsideronin një gjë të tillë pjesë të fesë, duke e ditur se kjo rrymë fetare u përhap në mesin e elitave të Iranit të asaj kohe. [66] Burimi i parë dhe më i sakti tek ata është libri “Kafi” i Muhamed Jakub Kulejnit, pastaj libri “Men la Jehduruhu el Fakijh” i dijetarit të tyre të njohur Muhamed bin Babavejh Kumi, pastaj librat “Tehdhib el Ahkam” dhe “Elistibsar” i dijetarit të tyre Ebu Xhafer Muhamed Hasen Tusi. [67] Këto janë: libri “El Vafi” i dijetarit të tyre Muhamed Murteda i njohur me Mulla Muhsin El Fejd Kashani, pastaj libri “Biharul Envar Xhamiatu Lidurari Akhbar Eimeti Athar”, dhe libri “Uesail Shiati ila Tahsil Mesail Shia” i Muhamed bin Hasen Hurul Amili dhe libri “Mustedrek Uesail” i Husejn Nuri Tabarsit. [68] Shiko Kushtetuta e Iranit: (fq, 15-16). [69] Sune i Imam Khalalit: (2/557). [70] Tefsir Ibën Kethir: (4/219). [71] Sune i Imam Khalalit: (2/558). [72] Sune i Imam Khalalit: (2/557), shiko dhe Sherh Sune, Ibën Bata: (fq, 61) dhe Sarimul Meslul, Shejhul Islam Ibën Tejmije: (fq, 571). [73] Khalk Ef’alul Ibad: (fq, 125). [74] Fadaih el Batinije: (fq, 149). [75] Sherh Nevevi ala Sahih Muslim: (2/50). [76] Murkatu el Mefatijh: (9/137). [77] El Mu’temed: (fq, 267). [78] Buhari: (hadithi 6014) dhe Muslimi: (hadithi 111). [79] Nihajetul Ukul: (fq, 212). [80] Sarimul Meslul: (fq, 586-587). [81] E përmendëm më lart këtë hadith. [82] Nethër el Xhevher ala Hadijth Ebi Dher: (fq, 15-16). [83] Mexhmuatu el Fetava: (28/500-501), për më tepër shiko dhe në: Mexhmuatu el Fetava: (12/466) e më pas, (23/340) e më pas.

Përktheu dhe përshtati:

Bledar Tefik Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit