Prishtinë, më 3 korrik 2024
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka vazhduar me shpërndarjen e mishit të kurbanit. Kontigjenti i radhës me mish kurbani ka mbërritur sot në depot e “Bereqetit”.
Menjëherë gjatë ditës së sotme është dhuruar ky mish i kurbanit Tashmë, veçse janë dhuruar afër 60 ton mish nga organizimi i Bashkësisë Islame. Sot u dhurua mish kurbani në Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Kaçanik dhe Han të Elezit.
Ky mish po shpërndahet në bashkëpunimme komunat për të përfshirë të gjitha kategoritë e shoqërisë. “Bereqeti” nga mishi i kurabnit ka dhuruar afër 60 ton mish deri më tani në gjithë Kosovën. Aksione të tilla për shpërndarje të mishitdo të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.