1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shfrytëzimi i rrjeteve sociale gjatë ditës, ndikon shumë në pagjumësi

Më të lexuarat

Ja një arsye shtesë, pse duhet të mbyllni ato aplikacione, të largoheni nga telefoni i mençur dhe të bëni diçka më produktive.

Sipas një hulumtimi, nëse kontrollohet gatë tërë ditës Facebook, Instagram dhe SnapChat, ndikon shumë keq në gjumë.

Hulumtuesit nga Universiteti Pittsburgh, i kanë ekzaminuar 1,788 të rritur, të moshës nga 19 deri në 32-vjeçar, duke iu bërë pyetje rreth gjumit dhe shfrytëzimit të rrjeteve sociale.

Të gjithë ata që i kontrollojnë këto rrjete në mënyrë obsesive, kanë pasur probleme të dukshme me gjumin, kanë thënë ekspertët.

Kohëzgjatja e shfrytëzimit të rrjeteve sociale, është cilësuar si indikatori më i madh, në problemin me gjumin.

Sa më shumë qëndrimin dhe aktivitet para ekranit, besohet se ndikon më keq tek fjetja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit