14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Maqedoni, ja cilat janë 5 profesionet më të paguara

Më të lexuarat

112.831 dinarë është paga e paguar mesatare neto për të punësuar në sektorin për veprimtari sportive dhe rekreative për muajin janar. Kjo për herë të parë është regjistruar si paga rekord e paguar në Maqedoni në këtë veprimtari, informon Koha.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në dhjetor të vitit të kaluar paga mesatare në Maqedoni ishte 24.025 denarë ose rreth 390 euro, që është paga më e lartë neto deri tani. Por ka sektorë ku merret pagë dy herë më e lartë, por edhe trefish më shumë se paga mesatare në Maqedoni.

Këto janë pesë profesionet që marrin më së shumti pagë në Maqedoni:
Veprimtari sportive dhe rekreative – 112.831 dinarë
Transporti ajror – 84.240 dinarë
Programim kompjuterik – 52.908 dinarë
Prodhues të prodhimeve farmaceutike – 44.195 dinarë
Telekomunikime – 42.695 dinarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit