2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shfrimi i një babai izraelit ndaj Netanyahut: “Ma vrave djalin dy herë”

Më të lexuarat

Reagimi i babait të pengut që u vra “gabimisht” nga ushtria hebreje

Avi Shamriz, babai i Alon Shamriz, një nga tre pengjet izraelitë që u vranë “gabimisht” nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Benyamin Netanyahu.

Duke folur në programin NBC News, Shamriz tha se qeveria e Izraelit fillimisht e lejoi Hamasin të rrëmbente djalin e tij më 7 tetor, dhe më pas ushtria izraelite e vrau atë në dhjetor.

“Më vrave dy herë djalin”, theksoi Avi Shamriz.

Duke theksuar se qeveria e drejtuar nga Netanyahu nuk ka kapacitete për t’i shërbyer vendit, Shamriz tha se administrata e tij “nuk na meriton ne si shoqëri, si popull”.

“Ata nuk janë liderët tanë. Ata mendojnë vetëm për veten e tyre, për kolltukët dhe për xhepat e tyre”, theksoi Shamriz.

Duke thënë se administrata izraelite nuk merr parasysh mënyrën se si do të kthehen pengjet nga Gaza, Shamriz tha se autoritetet “nuk mendojnë fare për pengjet”.

Ushtria izraelite njoftoi se më 15 dhjetor, “gabimisht” vrau tre pengje nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Familja e njërit prej të vrarëve “gabimisht”, 26-vjeçarit Alon Shamriz, ka bërë kërkesë që viktimat të futen në listën e “dëshmorëve”. Megjithatë, siç raportojnë mediat izraelite, ushtria e refuzoi këtë kërkesë.

Më pas familja kujtoi se tre pengjet u vranë pavarësisht se ishin pa rroba dhe kishin flamur të bardhë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit