0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shëtitja në natyrë, ndihmon në shërimin e depresionit

Më të lexuarat

Një orë e gjysmë në natyrë përmirëson disponimin, kthen kënaqësinë, përmirëson koncentrimin dhe aftësitë kognitive te njerëzit që vuajnë nga depresioni klinik.

Vullnetarëve me depresion të diagnostikuar klinik që kanë shëtitur në park, problemet e shkaktuara nga kjo sëmundje u janë reduktuar ndjeshëm, ka vërtetuar studimi i qendrës hulumtuese kanadeze, Rotman. Memoria punuese dhe koncentrimi janë rritur për 16 për qind, në krahasim me ata që kanë shëtitur nëpër qytet. Edhe pse personave depresivë nuk iu rekomandohet izolimi shtesë në shëtitjen e pavarur, ky studim ka vërtetuar efektin e dukshëm të natyrës në shërimin e depresionit. Shëtitja i ka shtyrë të relaksohen dhe ka prodhuar kënaqësi dhe ka ndihmuar në ripërtëritjen e rezervave kognitive.

Shumë më i vogël ka qenë efekti nëpër rrugën e mbushur me njerëz të qytetit, shkruan Daily Mail.

“Konsiderojmë që qëndrimi në natyrë duhet të bëhet shtesë e trajtimeve ekzistuese për shërimin e depresionit”, ka thënë udhëheqësi i studimit, dr. Marc Berman./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit