6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

EMIRATET E BASHKUARA ARABE: TAKIM EMERGJENT I LIDHJES ARABE PËR MASAKRËN NË HULA

Më të lexuarat

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë kërkuar Lidhjes Arabe të organizonte një takim emergjent, pas masakrës së kryer në qytetin Hula, në qendër të Sirisë, njoftuan burime zyrtare nga EBA gjatë një konference për mediat.

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheik Abdallah Ben Zayed Al-Nahyane, i kishte bërë thirrje Lidhjes Arabe ”të përmbushte përgjegjësitë e saj për garantimin e mbrojtjes së civilëve të pafajshëm që po masakroheshin në Siri”.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë në krah të popullit sirian në këto momente tepër të vështira që po kalon vendi”, theksonte ministri, i cili citohej nga agjencia zyrtare e lajmeve Wam, që shtonte se zyrtari arab kishte pasur kontakte telefonike me të dërguarin e posaçëm ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Annan dhe sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit