Lideri i lëvizjes opozitare në Serbi “Dveri”, Boshko Obradoviç, ka goditur me mausin e kompjuterit, përfaqësuesin e SNS, Aleksandër Martinoviç.
Incidenti erdhi pasi Martinoviç përfundoi një diskutim në Bordin Administrativ ku më parë ai po dëgjonte për dënimet e shqiptuara ndaj deputetëve.
Para kësaj, Martinoviç i hoqi fjalën Obradoviçit, në të cilën kreu i Dverit reagoi ashpër, sepse, siç tha ai, ai kishte edhe tre minuta për të folur.
I nervozuar me këtë, Obradoviç iu afrua Martinoviçit dhe e goditi atë dy herë me mausin e kompjuterit.