14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Shërimi i sëmundjes së vetëpëlqimit dhe eliminimi i saj.

Më të lexuarat

Shërimi i sëmundjes së vetëpëlqimit dhe eliminimi i saj.
Umer Ibn Abdul Azizi kur ngjitej në mimber për të mbajtur hytben dhe kishte frikë se po i pëlqente vetja gjatë saj, e ndërpriste hytben, gjithashtu edhe kur shkruante ndonjë shkresë dhe druante se po ndjente të njëjtën gjë, e griste dhe thoshte:
“O Zoti im, të kërkoj mbrojtje Ty nga e keqja e vetes sime!”

Kur robi thotë diçka apo kryen ndonjë vepër, duhet që me këtë të fitojë kënaqësinë e Allahut. Duhet ta vlerësojë mirësinë e Allahut dhe suksesin që Ai po i jep për kryerjen e asaj vepre. Ai gjithashtu duhet të dijë se ajo vepër po realizohet në sajë të ndihmës së Allahut. Kjo vepër nuk mund të realizohej duke u bazuar vetëm në njohuritë e robit, në intelektin, zellin dhe forcën e tij. Allahu është ai që i krijoi gjuhën dhe zemrën, syrin dhe veshin, pra ai që ia fali këto, Ai i mundësoi të flasë dhe të veprojë.

Në qoftë se këto i ka gjithherë në mendje dhe në zemër, atëherë s’ka sesi të kërcënohet nga vetpëlqimi. Vetpëlqimi vjen si rezultat i veprimeve të njeriut, i cili arrin të shquajë vetëm veprimet e veta duke mos i vënë re mirësitë e Allahut, ndihmën e Tij dhe suksesin që Ai i jep. Në qoftë se nuk i vë re këto duke marr vetë rolin kryesor, atëherë i vjen vetëpëlqimi që ja shkatërron thëniet dhe veprat. Kështu, ai nganjëherë pengohet në përfundimin e veprës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit