19.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Shpërblimi i pabesimtarëve në botën tjetër.

Më të lexuarat

Shpërblimi i pabesimtarëve në botën tjetër.

Allahu i Lartësuar thotë: “Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: “Është e ndaluar çdo e mire (apo Xheneti është haram për ju)!” E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.”
(Furkan: 22-23)
Imam Taberiu në lidhje me këtë ka thënë: “Kush bën vepra të mira duke qenë pabesimtar, atij shpërblimi i jepet në dynja. Pra, nëse mban lidhje farefisnore, e ndihmon të varfërin e nevojtarin dhe bën punë të tjera të mira, Allahu ia shpejton shpërblimin e veprës së tij në këtë botë, i mundëson kushte të mira për jetesë dhe furnizim të lehtë, i jep gëzim e kënaqësi, ia largon fatkeqësitë dhe sprovat e kësaj bote e gjëra të ngjashme, por nuk ka hise në shpërblimin e Botës tjetër.”
(Tefsir et-Taberij,15/265)
Hafidh bin Haxheri ka thënë: “El-Kadi Ijad ka thënë: “Është mendim unanim(ixhma) se pabesimtarëve nuk u bëjnë dobi veprat e tyre në ahiret dhe nuk shpërblehen me mirësi, e as nuk u lehtësohet dënimi, edhe pse disa prej tyre kanë dënim më të rëndë se disa të tjerë.”
(El-Fet’h: 9/48)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit